Intervista

Pyetësori i Prustit: David Bowie

Në vitin 2009, revista e njohur Vanity Fair, shtoi në faqet e saj Pyetësorin e Prustit, të cilin e pasuruan emra të shquar nga sfera të ndryshme të jetës publike si Jane Goodall, Allen Ginsberg, Hedy Lamarr, Gore Vidal, Julia Child dhe Joan Didion. Mes këtyre emrave ishte dhe David Bowie, publikuar në vitin 1998.

Bowie,ishte një figurë udhëheqëse në industrinë e muzikës dhe konsiderohet një nga muzikantët më me ndikim të shekullit të 20-të, i vlerësuar nga kritikët dhe muzikantët, veçanërisht për punën e tij inovative gjatë viteve të 70-ta.

-Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?

Leximi.

-Çfarë konsideroni si arritjen tuaj më të madhe

Zbulimin e mëngjesit.

-Cila është frika juaj më e madhe?

Konvertimi i kilometrave në milje.

-Me cilën figurë historike identifikoheni ?

Babadimrin.

-Cilin personalitet e admironi më së shumti ?

Elvis.

-Cilët janë heronjtë tuaj në jetën reale?

Konsumatori.

-Cili është tipari që nuk e pëlqeni tek vetja?

Kur jam në Nju Jork; toleranca.

Jashtë Nju Jorkut; jotoleranca

-Tipari që nuk e pëlqeni tek të tjerët?

Talenti.

-Cili është rrugëtimi I preferuar?

Rruga e tejkalimit artistik.

-Cilin e konsideroni si tiparin më të mbivlerësuar?

Simpatinë dhe origjinalitetin.

-Cilën fjalë apo frazë e përdorni më shumë?

“Chthonic,” “miasma.”

-Cila është pendesa juaj më e madhe?

Që asnjëherë nuk kam veshur “bellbottoms”.

-Në çfarë gjendje emocionale jeni për momentin?

Shtatzënë.

-Nëse do të mund të ndryshonit diçka rreth familjes tuaj, çfarë do të ishte?

Frika ime prej tyre (përjashto gruan dhe djalin).

-Cila është gjëja më e shtrenjtë që posedoni?

Një fotografi e Little Richard, që e kam blerë në vitin 1958 dhe një krizantemë, të cilën e kam marrë në Kyoto gjatë muajit të mjaltit.

-Ku keni dëshirë të jetoni?

Në Balin Verilindor dhe Javan Jugore.

-Cili është profesioni juaj i preferuar?

Hedhja e ngjyrave në një kanavacë të pakuptimtë.

-Cilët janë emrat tuaj të preferuar?

Sears & Roebuck.

-Cila është motoja juaj?

“Çfarë”, është  motoja ime.

 

Përktheu: B. D.

Bruna Merko

Artikujt e tjetrë