Kulturë

2020… një mirëseardhje me balet

Koreografja e mirënjohur Rudina Bërdynaj Jakupi, çdo herë është e pranishme kur bëhet fjalë për fëmijët, të cilët e kanë pasion dhe talent baletin, nga ana tjetër, mbetet e vetmja adresë për të rikthyer në qendër të vëmendjes këtë segment të kulturës në vend.

Studio Rudina tashmë e ka kthyer në një traditë kremtimin e festave të fundvitit me premiera të baletit.  “Mbrëmje Festive” It’s the most wonderful time of the year…është baleti që do të ngjitet nesër në mbrëmje në skenën e teatrit Faruk Begolli në AAB. Një mbrëmje plot ritëm, emocione dhe sigurisht një premierë që mbyllë në mënyrë  ideale këtë vit që po lëmë pas. Sipas koreografes Rudina Bërdynaj Jakupi, “Momenti më i mrekullueshëm i vitit” do të përmblidhet në këtë mbrëmje festive të baletit për fëmijë, një shfaqje, e cila përbëhet nga 12 koreografi të krijuara në përshtatje të moshës dhe nivelit profesional të balerinave.

Koreografja e mirënjohur Rudina Bërdynaj Jakupi gjithnjë e më shpesh po iu jep një hapësirë të madhe të gjithë fëmijëve, të cilët e kanë pasion dhe talent baletin, nga ana tjetër, mbetet e vetmja adresë për të rikthyer në qendër të vëmendjes këtë segment të kulturës në vend. Duke u bërë kështu frymëzim për të gjitha balerinat e vogla, të cilat shpesh herë na mbushin skenën plotë magji dhe emocione për bashkëmoshatarët e tyre, por edhe të rriturit. Nesër në mbrëmje, në datën 24, ora 19, në skenën e teatrit Faruk Begolli, ju do të keni mundësinë të ndiqni pak magji të këtij dhjetori plotë drita ndërsa koreografia Rudina Bërdynaj Jakupi sjellë realizimin plotë mjeshtëri të “Mbrëmje Festive” It’s the most wonderful time of the year”, me muzikë të kompozitorëve shumë të njohur ndërsa për konstumografinë e balerinave është përkujdesur si çdo herë, kostumografia e mirënjohur Shpresa Isufi, nën ndriçimin e mjeshtrit Gëzim Hyseni.

Të gjithë ju që doni të kaloni një mbrëmje të paharruar biletat mund t’i merrni në Studio Rudina ose në Teatrin Faruk Begolli, në AAB.

Bruna Merko

Artikujt e tjetrë