Kulturë

Arti në zi, ndahet nga jeta regjisorja Arzana Kraja!

Arzana Kraja, regjisorja e mirënjohur është ndarë sot nga jeta. Ajo ishte ndër regjisoret më të suksesshme në vendin tonë ndersa në muajin korrik, filmi i metrazhit të gjatë “Fusha e Mëllenjave”, me regji të Krajës hapi edicionin e 11-të të PriFest, ku trajtonte problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.  Arzana Kraja ka dhënë kontribut në fushën e kinematografisë. Ky film ishte prodhim i shtëpisë kinematografike Circle Production (Kosovë – Besnik Krapi) në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Action Production (Shqipëri-Gerta Qurku). “Fusha e mëllenjave” ishte pretendent për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit ‘Berlinale’. Arzana Kraja ishte skenariste dhe regjisore edhe e filmit të metrazhit të shkurtër “Shkurta”.

Bruna Merko

Artikujt e tjetrë