Gruaja

Rikthim në ‘80-at me Merita Harxhi Koci

Koleksioni më i ri i djzaneres Merita Harxhi Koci të rikthen në një epokë tjetër, në të 80-ata, atëherë kur sensualiteti dhe eleganca e gruas ishin kryefjala e modës.

 

Duket se janë dhurata ideale për këtë fundvit koleksioni më i fundit i Merita Harxhi Koci, të dizajnuara enkas për këto festa, në një mënyrë përmbajnë në vete retro-glamur. “Më duhet të theksoj se për këtë koleksion jam frymëzuar nga moda e viteve 80 – ta, një periudhë, e cila  theksonte sensualitetin e gruas në mënyrë suptile. Vitet 80-at janë periudha e fundit në këto dekada, ku gruaja ka synuar të duket e bukur dhe seksi, në mënyrë natyrale. Pas kësaj kohe, fillon edhe përdorimi në masë i operacioneve plastike dhe botox-it. Këtë koleksion  e kam realizuar me shumë kënaqësi, për shkak se ajo ka qenë mosha e rinisë sime të hershme – kohë kur kam filluar të eksperimentoj edhe me veshjet.”- shprehet Merita Harxhi Koci.

Një periudhë e artë e modës, ku edhe këtu në Kosovë, lulëzonte pikërisht si stil dhe dizjaneria Harxhi-Koci në atë kohë, shumicën e garderobës, e ka dizajnuar dhe qepur vet. “Natyrisht, më ka ndihmuar edhe nëna ime, e cila ka shije dhe talent të jashtëzakonshëm për dizajnim dhe qepjen e veshjeve.Fundin e viteve të 80-t, kam dizajnuar për veten fustane të shkurtra, këmisha me mëngë të gjëra me rrudha  te krahët. Në pjesët  e poshtme të fustanit kam përdorur ngjyra të forta. Ishte koha kur eksperimentoja me materiale të lehta, rrëshqitëse dhe me shkëlqim.”- thotë ajo.

Një koleksion, rikujtesë e quan dizjaneria, i cili e kthen pas në atë kohë, një përjetim i asaj gardërobë, të cilën e ka veshur gjatë viteve 1988 dhe 1989, për këtë arsye ka punuar me shumë dashuri, emocione dhe nostalgji. Ngjyra të forta, plotë shkëlqim, materiale të përzgjedhura me kujdes, saten do të vijnë me një çmim shumë të arsyeshëm për të gjitha vajzat e reja, të pasionuara për këtë periudhë mode.

Bruna Merko

Artikujt e tjetrë