Opinion

Shkatërrimi i një perandorie në kohën e kafesë turke

Kahve ishte një pije e preferuar e klasës sunduese të Perandorisë Osmane, por në fillim ata nuk e dinin se pikërisht kjo pije magjike, një ditë do të shpejtonte shkatërrimin e perandorisë.

Është e njohur si kafe greke për grekët dhe qipriotët, kafe boshnjake për boshnjakët, kafe armene tek armenët, kafe arabe në Arabi dhe kafe turke për turqit, kroatët, shqiptarët dhe serbët. Por në mesin e shekullit të 16-të, ishte thjesht kahve – kafe. Në atë kohë, këta popuj sundoheshin nga Perandoria Osmane, e cila përfshiu admiruesit e kahves nga Evropa Jug-Lindore e deri në Persi. Megjithatë në vitet e para të shekullit të 19-të, perandoria vetëm sa kishte filluar të thyhet dhe kahve luajti një rol pak të njohur në prishjen e saj eventuale.

Kafeja turke erdhi në Turqi gjatë mbretërimit të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm. Kur njeriu që ai dërgoi të qeverisë Jemenin hasi në një pije energjike të njohur si kahwah, ai e solli përsëri në gjykatën Osmane në Kostandinopojë. Një kahveci usta i pallatit, një mjeshtër kafeje, mund të kishte dhjetëra asistentë që e ndihmonin të bluante fasulet Arabica, të cilat shndërrohshin në një pluhur ekstra të hollë të ngjashëm në strukturë me ekspresin e menjëhershëm. Kjo më pas zihej në enë bakri të quajtura cezves. Pija që rezultoi ishte e hidhur, e zezë dhe e mbushur me një shtresë të hollë të krijuar nga zbrazja e shpejt dhe që shërbehej në gota të vogla prej porcelani. Për të balancuar shijen,  legjenda thotë se gruaja e Suleimanit, Hürrem Sultan, e pinte kahvne e saj me një gotë ujë dhe pak ëmbëlsues, që edhe sot e kësaj dite shërbehet në Turqi.

Sidoqoftë, jo të gjithë besuan se Kurani i lejonte muslimanët të pinin këtë pije të re stimuluese. Edhe pse shkrimet islamike nuk e përmendin në mënyrë specifike kafenë, një klerik i ashpër në gjykatën e Sulejmanit lëshoi një fetva kundër pijeve me arsyetimin se konsumimi i çdo gjëje të djegur ishte e ndaluar. Por kjo nuk e zbehu interesimin e njerëzve. Shtëpia e parë  e kafesë, ose kahvehane, u themelua në Stamboll në vitin 1555 nga dy tregtarë sirianë. Së shpejti, gati një në gjashtë dyqane në qytet duke filluar nga madhësia nga kafenetë e lagjeve të vogla deri në qendrat e mëdha të komunitetit nisën të shërbenin kafe. Gradualisht, kjo pije depërtoi deri në kufijtë e largët të perandorisë.

Këto të ashtuquajtura kafehane apo shtëpi të kafesë, iu mundësuan burrave që të mblidheshin diku bashkë, përveç shtëpive, xhamive apo tregjeve, duke siguruar kështu një vend ku ata do të mund të shoqëriheshin dhe të shkëmbejnë informacione, të argëtohen porn ë një farë mënyre edhe të edukohen. Anëtarët e shtresës më të lartë shoqërore lexonin me zë të lartë lajmet e ditës; jeniçerët dhe anëtarët e një kuadri elitar të trupave osmane, planifikuan akte proteste kundër Sulltanit; zyrtarët diskutuan intrigën e gjykatës; tregtarët shkëmbyen thashethemet e luftës dhe shumica e të pranishmëve të tjerë që nuk dinin shkrim-lexim dëgjonte. Në kafene ata u njohën me ide që i shkaktonin problem shtetit osman: rebelim dhe vetëvendosje .

Nuk kaloi shumë kohë kur autoritetet filluan ta konsiderojnë kahvehanen si një kërcënim. Disa sulltanë instaluan spiunë në shtëpitë e kafesë për të vlerësuar opinionin publik; të tjerët, si Murad IV, një sulltan në fillim të shekullit të 18-të, u përpoqën t’i mbyllnin ato plotësisht. Por ato ishin shumë fitimprurëse. Kur arritën lëvizjet e zjarrta nacionaliste, në të gjitha trojet otomane në shekullin XIX, popullariteti i kafeneve u rrit. Grupet etnike në rajonet evropiane të perandorisë me një shumicë të krishterë ortodokse Lindore, filluan të agjitojnë për pavarësi. Drejtuesit nacionalistë planifikuan taktikat e tyre dhe çimentuan aleancat në kafenetë e Selanikut, Sofjes dhe Beogradit. Përpjekjet e tyre të nxitura nga kafeina patën sukses me krijimin e një Greqie të pavarur në vitin 1821, Serbinë në vitin 1835 dhe Bullgarinë në vitin 1878.

Sot kafhve apo siç e njohim ne kafeja turke, ka një shije të njëjtë në të gjitha vendet ku konsumohet, por të gjitha këto vende i kanë shtuar diçka sa për t’i dhënë një shije më unike, për shembull grekët e bëjnë me mastik ndërsa kroatët me fara karafili etj.

Një pije me efekt dhe histori të veçantë…Perandorë të botës kini kujdes!

 

Nga: The Economist

Përktheu: B. Gj. 

 

 

 

 

Bruna Merko

Artikujt e tjetrë