Arte Pamore

Let’s Make Love!…një apel për dashurinë dhe paqen

Kur fuqia e dashurisë kapërcen historinë dhe trishtimin… për të njohur dhe ndjerë paqën.

 

Intervistoi: Besa Gjoni

Artisti Shkumbin Tafilaj, është një nga artistët më të veçantë të skenës shqiptare. Së fundi ishte pjesë e festivalit të artit, “Mirëdita, dobar dan”, në Beograd me ekspozitën “Let’s Make Love”, një  koncept bazë i krijimtarisë së artistit, i cili ndërthurë artin dhe aktivizmin në veprat e tij. Gjatë premierës së ekspozitës, artisti Tafilaj u shprehë: “Arti na ndihmon të kuptojmë se çfarë është më e madhe se vetja jonë. Planeti ynë është shënuar me një histori trishtimi dhe dhimbjeje. Historia jonë 21 vjet më parë nuk është më pak e trishtuar sesa historitë e trishtuara që do të ndodhin sot në botë dhe ato që parashikohen të jenë pjesë e historisë së ardhshme të planetit tonë. Historitë e jetesës dhe historitë e mbijetesës na kanë dhënë një mësim të jashtëzakonshëm. Nga dashuria, bota është rritur, dhe vetëm dashuria mund të ri-krijojë të ardhmen tonë, një histori për të admiruar.”

Mund të na tregoni se me çfarë vepre u prezantuat në festivalin “Mirëdita/Dobar Dan”?

,…Let’s Make Love!, është vepër e artit bashkëkohore, Postmoderne. Element kyç të ekspozitës, ishin video instilacioni, identiteti artistik i veprës dhe libri: ,…Let’s Make Love!. Një ekip e jashtëzakonshme profesionistesh si: znj. Vlora Ismajli, znj. Njomëza Luci, z. Bardhyl Bejtullahu, z. Shkodran Hajdini,  z.Fitim Bejtullahu, znj. Safete Janova dhe një produksion me një ekspertizë profesionale në artin konceptual si 2b studio, janë  bekimi i një vepre arti, e cila jehoj fuqishëm në kryeqytetin serb, Beograd, kjo pa lënë anash dhe dedikimin e organizatorëve të festivalit të artit “Mirëdita, dobar dan”,  z. Kushtrim Koliqi nga Integra Kosovo dhe  znj. Fiona Jelići, nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi).  Si identitet të veprës artistike kam përdorur Alfabetin e Elbasanit, ishte e magjishme të vendosje  në lëvizje një vlerë të trashëgimisë kombëtare. T’i referohesh historisë, është thjeshtë mundësi për t’a risjell një copëz kulture të rëndësishme brenda kohës.  Shkrimi i Elbasanit është një shkrim alfabetik i shekullit të 18-të që përdoret për gjuhën shqipe. Ajo u emërua pas qytetit të Elbasanit, ku u shpik dhe u përdor kryesisht në zonën e Elbasanit dhe Beratit dhe është shkrimi më i vjetër origjinal që përdoret për të shkruar shqip. U krijua për “Manuskriptin e Ungjillit të Elbasanit”, i njohur edhe si Anonimi i Elbasanit, “Anonimi i Elbasanit”, i cili është dokumenti kryesor që lidhet me të. Dokumenti u krijua në Kishën e Shën Jovan Vladimirit në Shqipërinë qendrore, por ruhet sot në Arkivat Kombëtare të Shqipërisë në Tiranë. 59 faqet e tij përmbajnë përmbajtje biblike të shkruar në një alfabet prej 40 shkronjash, prej të cilave 35 përsëriten shpesh dhe 5 janë të rralla. Emri “Papa Totasi” (Ati Totasi) është shkruar në kapakun e kopertinës, kështu që nganjëherë shkrimi i atribuohet atij. Ekspozita kishte elementet bazë të postmodernizmit përgjithësisht i përcaktuar nga një qëndrim intelektual, skeptik, ironik, dhe refuzues të narratives dhe ideologjive të mëdha të modernizmit, e qëllimshme duke vënë në pikëpyetje supozime të ndryshme të racionalitetit të Iluminizmit. Rrjedhimisht, objektivat universale si: realitetit objektiv, morali, të vërtetat, natyra njerëzore, arsyeja, gjuha, progresi dhe regresi shoqëror ishin aty përmes, video instilacionit dhe dheut për t’a lëkundur fuqishëm mendimin se a kemi ende kohë të urrejmë.

Cili është mesazhi që përcollët përmes veprës tuaj?

Ekspozita  ,… Let’s Make Love! , është ekspozita lundruese në historinë e dhimbjes dhe shpresës për njerëzit e kombeve, të cilët besojnë në paqen përmes dashurisë. Mesazhi i veprës është “DASHURIA & PAQJA”.   Dashuria dhe Paqja e mendjes, na mbrojnë.  Ato na lejojnë të kapërcejmë problemet më të cilat ne përballemi. “DASHURIA & PAQJA”, na mësojnë të mbijetojmë … të jetojmë tani … të kemi guximin të ballafaqohemi çdo ditë dhe të peshojmë rëndë mundësinë për një të ardhme pa pasoja. Unë arrita të shprehem me vulnerabilitet, pasiqë siç duket u prek e vërteta, aty ku e vërteta flet njeriu çlirohet.  Një gjuhë shpirtërore e përbashkët që vinte si një pranim i kohës së humbur, i krijimit të një distance jetuar pa dashuri dhe pa paqe, dekada pa fund, ishte pika kulmore e përmbajtjes së mishëruar të narracionit të veprës artistike, elementeve bazë, dhe strukturimit kompozicional të veprës. Vepra “,… Let’s Make Love! “, është mishërim i jetës,  ishte emocionuese, unë e kam ndjerë si një fëmijë, i pa ndikuar dhe pa barriera, e dashuroj si një adoleshent dhe do të jem i zëshëm t’a shprehë se e ardhmja e gjithë njerëzimit duhet të zë dashuri dhe paqe.  Është vlera që të gjithë e synojmë me çdo mekanizëm kontribuues nga çdo fushë profesionale, për një botë absolutisht në të cilën buron dhe nuk shteron, dashuria dhe paqja. Racizmi kulturor, nacionalizmi etnik dhe racial, injektuar dhe kultivuar ndër breza në botë vinin me simbolika tonesh dheu të cilat te audienca, reagonin si copëza  pasqyre të përballjes me veten. E që të kujtonin qëllimin human, se çdo individ meriton të jetojë në paqe dhe me dinjitet, e lëkundjet gravitacionale magnetike, flisnin për aspektin dëshpëruese “që kjo duket si një ëndërr”, megjithëse mund të realizohet fare lehtë, atëherë kur do të ketë zë të arsyes dhe vullnet për të punuar për të ardhmen.

Nëse nga uji largojmë oksigjenin, thjesht nuk do të kemi ujin më, esenca e jetës “DASHURIA”, duhet të jetë me të gjitha elementet e saj aty, një uji që do të pastroj të kaluarën e botes dhe t’a freskoj të ardhmen. ,… Let’s Make Love!, do të simbolizojë dashurinë për vlerat e përqafuara me kohën.

Si u prit nga publiku?

Një pritje magjike, shumë emocionuese, unë komunikoja përmes Artit, një zë të ndërgjegjshëm për botën, e cila referuar fatit në historinë e të dy kombeve  shqiptar dhe serb, rrinte bukur si koncept.  Të jem i sinqertë nuk kujtoj portret e përveçme të secilit nga audienca, por kam ndjerë një krahë gjigantë, një përqafime të energjisë pozitive, i pranuar me detalet më të thella të paraqitjes. Vepra arriti të komunikoj në një mënyre unike me audiencën, kritika e artit e emërtoj si të guximshme dhe të domosdoshme mesazhin e përcjellë përmes ekspozitës  ,…Let’s Make Love!.

Ruajtja e kujtesës për të shkuarën është subjekt i thyer i ballafaqimit me rrugën para vetes. A jemi ne mjaftueshëm të relaksuar për të pranuar simbolet, ngjyrat, gjuhën, ritmin, dhe çdo gjë tjetër diferencuese nga fasha e jetës, nëse ende jo,… atëherë“,… Le të bëjmë dashuri! | ,… Хајде да водимо љубав! | ,… Let’s Make Love!,”. Dhe nesë PO, serish me këmbëngulje, “,… Le të bëjmë dashuri! | ,… Хајде да водимо љубав! | ,… Let’s Make Love!,”, deri në harrim.

Shkëputur nga libri: ,… Let’s Make Love!, autor: Shkumbin Tafilaj

Bruna Merko

Artikujt e tjetrë