Intervista

Për Atdhe pyetet vetëm shpirti

Ishin këto fjalët e fundit të Ylfete Humollit, para se të dilte për herë të fundit nga shtëpia e saj. Për dy javë i bënte shtatmbëshjetë vjet, ishte heroina e parë, e cila dha jetën në demostratat e ’90-ta që po mbaheshin anë e mbanë Kosovës. Vetëm pak ditë më parë Presidentin i Kosovës, ndau dekoratën “Heroi I Kosovës” për dëshmoren Ylfete Humolli. Pikërisht në datën 21.05.2019, në njëzet vjetorin e rënies së vëllait, Mentorit, ne familja pranuam dekoratën “Hero i Kosovës” dedikuar motrës dëshmore Ylfete Humolli nga Presidenti i Kosovë, ndërsa na i dorëzoi në shtëpinë tonë komandant Rrustem Mustafa. Në fakt, në këto data ndjenjat janë të përziera, aq sa ndjejmë dhembje, po aq ndjejmë edhe krenari. Motra jonë, Ylfetja ra para njëzet e nëntë vitesh dhe i gjithë populli e njeh si Heroina e Kosovës, por ështe ndjenjë e veçantë kur merr dekoratën edhe nga Presidenti. U ndjemë mirë sic u ndjemë edhe  para një muaji kur të gjithë luftëtarët e Koshares u shpallën heronj, ku në mesin e tyre  ishte edhe vëlla Mentori. Shpresojmë që gjërat po bien në vend ku edhe për këta dy heronj do të ngrihen lapidare, do të emërohet ndonjë institucion,  shesh apo edhe fshat.”-shprehet Jeton Humolli, vëllai i dy dëshmorve.

Ishte vetëm një gjashtëmbëdhjetë vjeçare, dy javë pa i mbushur 17-tat, kur u vra nga forcat serbe ndërkohë që protestonte për lirinë e Kosovës. “ Ylfetja po priste datëlindjen e saj të 17-të,  dy javë pasi të vinte lindja e saj e madhe. Në fakt, vizioni i saj ishte çlirimi i Kosovës, sigurisht lidhur ngushtë me edukatën familjare, patriotizimin e babait tonë, i cili e vendosi jetën e tij në shërbim të popullit shqiptar. Nga i cili u frymezuan edhe familjarë si  Fatmir Humolli, Naser Grajcefci, Hyzri Talla (dëshmor)”-nderbreza duke vazhduar edhe Ylfetja dhe Mentori- tregon Jetoni.

Megjithëse vetëm një 17 vjeçare, Ylfete Humolli, ishte një vajzë, me të cilën jeta e përballte shpesh me regjimin represiv serb. Në fakt ajo kuptoi dhe mori përgjegjësi më të mëdha në familje, kur babai i saj, Isa Humolli, qëndroi për një kohë në ilegalitet, ku edhe punonte për cështjen kombëtare, gjithashtu kuptonte se përse me dhjetëra libra fshiheshin në bodrumin e shtëpisë së tyre. Ndërsa kujtimet i zënë vendin njëri-tjetrit, krenaria dhe malli shtohen gjithnjë e më shumë në familjen Humolli, vecanërisht në ditë si këto, edhe pse mbartin me vete kujtimet e asaj dite kur jeta eYlfete Humollit u pre në mes. “Familja ishte në ankth se diçka do të ndodhte, çdo ditë duke kaluar nga shtëpia tanke. Një ditë duke shikuar nga dritarja po i thotë motrës së madhe kështu mund të na gjuajnë?! Ndërsa Ylfetja i kishte rrëfyer motrës së madhe edhe për ëndrrën që kishte parë tri ditë më parë. “Isha veshur bukur, disi isha rritur kisha lyer buzët me buzëkuq aq shumë sa më pikonin si gjak,  isha shumë e lumtur ndërsa erdhën e tërë klasa të më vizitonin dhe ishin shumë të mërzitur! Thosha me vete çka po ndodhë me mua, unë asnjëherë nuk kam bërë grim se më vinte marre ndërsa shoqet po rrinin shumë të mërzitura!”-rrëfen Jetoni. Në atë kohë kur i gjithë populli ishte në këmbë Ylfetja brengosej shumë, trishtohej, mbante një ditar ku i hidhte të gjitha mendimet e saj rreth ngjarjeve që po ndodhnin.  Në Lupc dhe në gjithë fshatrat përrreth për tri ditë pati demonstrata, ditën e parë u shpërndan demostruesit ndërkohë morën rrugën për te varri i Afrim Zhitisë, për tu betuar se do të ndiqnin rrugën e tij. “Ditën e dytë të demostratave Ylfetja ishte bërë gati, ndërsa vajza e axhës, Drita i thotë Ylfete ti qenke larë, po i thtoë ajo, se dua të vdes me iman. Në ditën e tretë, nate e madhe Ylfetja ishte agjerueshem, në mëngjes radioja po transmetonte një këngë për Ganimete Tërbeshin, dhe na ka thirr edhe në ejani dëgjojeni, se po mendojmë që jemi të reja, por edhe ajo veç 16 vjeç i paska pasur edhe ne mund të kontribuojmë diçka për vendin tonë. Më vonë kishte veshur rrobat e shkolles dhe e ka pyetur motra Sahadet se ku po shkon që je veshur? Askund veç më paska marr malli për shkollën. Ishte 01.02.1990, dita kur duhej të fillonte gjysmëvjetori i dytë pas pushimit dimror, por që në kushte të jashtezakonshme u shty për kohe të pacaktuar. Atë ditë tri herë e ka përqafuar nënën para se të dilte në protesta, dikur nëna i thotë nëse i ka pyt axhallarët sepse babai ishte në burg, Ylfetja po i thotë për Atdhe nuk pyetet as baba e as axha, është në pyetje jeta jote sa të dhimbset!”

Vetëm pak më tej Ylfete Humolli, në Lupc, tek livadhet, aty ku mijëra protestues me dy gishta kërkonin liri dhe pavarësi, do të binte dëshmorja, vrasja e së cilës do të bënte jehonë të madhe Brenda dhe jashtë vendit, “Vrasja e saj pati jehonë të madhe, pasi vrasja e saj u xhirua nga një ekip gazetaresh të Sarajevës, e cila u bë edhe dëshmia më e fortë e realitetit që po ndodhte në Kosovë. Ky ekip gazetaresh ka ndalë makinën, ka marrë Ylfeten për ta derguar në spital , njerëzit  e kanë ndihmuar dhe kane treguar se ne ato momente ajo ka pyetur a shpetoi Mentori. Gazetaret na kane vizituar na  kane treguar se e kemi lutur te pije uje po ka pohuar me koke (nuk ka dashte ta prish agjerimin) në fshatin Bardhosh me te arritur ne Prishtine ajo ka ndrruar jete. Por falë atij inçizimi udhëheqësit e asaj kohe i treguan botes realitetin e Kosovës, Luljeta Pula në Kongresin Amerikan, do t’i tregonte gjithë botës perëndimore për krimet që po kryeshin në vendin tonë.”

Por duket se familja Humolli do të kishte një tjetër hero për në altarin e lirisë, Mentori, i cili gjithashtu do të përballej me vështirësië dhe sfidat e mëdha, që do t’i binin mbi supe pas vdekjes së babait. “Pas vrasjes së Ylfetes dhe ushtarëve që ktheheshin në arkivole, nëna brengosej shumë për Mentorin, se po bëhej për ushtar, ndërsa babai me humor i thoshte se ai do ta bënte ushtrinë në Shqipëri. Mentori duke qenë aq i lidhur me motrën Ylfete   gjithmonë na thoshte sa herë të mendoni për diçka, mendoni se jeni motrat dhe vllezërit e Ylfete Humollit. Mentori u ballafaqua edhe me arrestimin e babait pas vdekjes së Ylfetes, sepse në shtëpia jonë ishte e hapur për çështjen kombëtare shqiptare, atëherë babai u burgos dy muaj dhe krejt i vrenjetur kur erdhi në shtëpi me shaka thoshte se të gjithë ja kemi borxh atdheut nga dy muaj, pasi ishte bërë zakon atëkohë.”- shprehet Jeton Humolli. Mentori ishte student i Fakultetit ekonomik, vetëm 19 vjeçar, kur i duhej të ndiqte rrugën e të atit, i pari student që jepte bursa në këtë drejtim, gjithashtu edhe kompjutera për fakultetin. Ndërsa zhvilloi dhe krijoi biznese tjera duke punësuar të afërmit dhe ndihmuar skamnorët, ashtu në heshtje si e kishte mësuar babai I tij.  Ndërsa me të nisur lufta Mentori, moralisht dhe ekonomikisht ndihmon ushtrinë në Llap, por axha i madh i thotë që mos të rekrutohet sepse i dhimbsej duke i thënë se mjaft ishte ai, Fatmiri dhe Iliri, dhe se ai duhej të kujdesej për familje. Mentori ndihmoi të gjithë familjen e gjerë, jeta e tij ishte në çdo moment në rrezik, edhe pse nga shtëpitë ishim larguar me të filluar lufta nga do ishim në përcjellje. “Kur NATO nisi bombardimet, Mentori, hapi dyert e firmave për të shpërndarë popullatës ushqime ndërsa gjatë shpërndarjes e kapin forcat serbe, të cilat i konfiskojnë parat dhe makinën. Prej atij momenti  Mentori e kuptoi se kishte ardhur koha t’i bashkangjitej UÇK-së dhe së bashku me nipin e hallës, Fitimin, më 03.04.1999 nisen për në Maqedoni dhe nga aty në Shqipëri, duket se u bënë realitet, por edhe ndjenjat e nënës kur u përshëndet për herë të fundit, se Atdheu po e thërriste.”

Ylfete dhe Mentor Humolli janë dy nga heronjtë tanë, shpirti i të cilëve jeton mbi qiellin e lirë të Kosovës ndërsa ne duhet t’i nderojmë çdo herë dhe të përkulemi para sakrificës së tyre.

 

Bruna Merko

Artikujt e tjetrë