Lifestyle

LIERAC feston 1 vjetorin në Kosovë

Në kryeqytet, Prishtinë, ndihet ende aromë feste  nga eventi i 1 vjetorit të Lierac Paris në Kosovë, firma e cila sjellë risitë më të reja të fushës së dermokozmetikës.

Lierac Paris, brendi francez që u themelua nga dashuria e një njeriu për të bukuren, sjellë në Kosovë risitë më të reja të fushës së dermokozmetikës.  Ndërsa në kryeqytet, Prishtinë ndihet ende aromë feste  nga eventi i 1 vjetorit të Lierac Paris në Kosovë. Një event që mblodhi personalitete të ndryshme nga jeta publike dhe jo publike,  zonja sipërmarrëse krijuese, zonja në karrierë, të fushës së artit dhe kulturës. Në qendër të këtij eventi nuk ishte thjeshtë promovimi për të bukurën, por mbi të gjitha një apel për kujdesin që duhet t’i kushtojmë lëkurës dhe flokëve, duke bërë përzgjedhjen e duhur me produktet e duhura. Disa orë të kaluara nën tingujt e muzikës franceze, kremave dhe produkteve bimore për  fytyrën dhe flokët , shampanjë e aromë franceze në Prishtinë.

Për një bukuri që nuk njeh moshë, për produkte shumë cilësore si për fytyrë po ashtu edhe për flokët tuaj ne jemi munduar që të sjellim një brend, i cili përmbush të gjitha standardet evropiane të cilësisë .

Lierac prej 40 vitesh investon në formulat e mjekësisë estetike nëpërmjet produkteve të tij. Produkte të cilat tashmë janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare nga revistat më të njohura botërore si ELLE,VOGUE ETJ. Ndërsa në vitin 2018 gratë në botë e kanë renditur Lierac si brendin më të preferuar për kujdesin e lëkurës, duke ditur që Lierac është prezent në barnatore në mbi 60 vende të botës.

Në Kosovë mund ta gjeni në të gjitha barnatoret, gjithashtu mund ta porositni edhe online në linqet e mëposhtme:

Bruna Merko

Artikujt e tjetrë