Lifestyle

Në botën e së bukurës

Puna, jeta private, miqtë, familja, tregimet e grave të suksesshme janë shpesh forma të ekuilibrit. Diella Olloni është drejtoreshë e Marketingut në kompaninë farmaceutike Brupharm, karriera e saj ka nisur para 15 vjetësh dhe që atëherë punon me pasion duke ndërtuar një e nga një shkallët e suksesit. Ndërkohë sot sfida është plasimi dhe informimi i duhur i linjave dermokozmetike më të njohura italiane në tregun tonë.

 

 

Na flisni pak për vete dhe karrierës suaj profesionale?

Në Kosovën e viteve 98-99 dëshira ime për studime doli jashtë kufijve, Farmacia, aty ku unë zgjodha profesionin, ma mundësoi jetën studentore në Tiranën e bukur. E lindur në një familje, ku ishim vetëm dy motra, ku femra si krijesë kishte peshë e vlerë (margaritar na quante im atë), vendimi për tu larguar dhe për të nisur jetën vetëm, në atë kohë mori përkrahjen maksimale, ndërsa në mua lindi dilema për një vendimmarrje në një moshë të re. Do t’i provoja për pesë vite, rrugët gjarpërore, por mora mësimin e duhur se asgjë në jetë po nuk e dhe shpirtin nuk ka vlerë. Dhe ja ku jemi sot, në Prishtinë,  ku para 15 vitesh fillova të vë në jetë profesionin tim, si mësimdhënëse, të cilën e vazhdoj edhe sot. Tashmë si drejtuese e Marketingut, në kompaninë farmaceutike Brupharm, kompani kjo relativisht e re në tregun e Kosovës, e cila synon të bukurën dhe cilësoren në treg, dhe dalëngadalë po zë vend. Dashuria për punën e organizuar mirë, fillon me vehten, ndërthuret me respekt ndaj vehtes, ndërsa dashuria e vërtetë nuk është ajo për vehten, por të të duan dhe të duash te tjerët duke arritur gjer aty të të rritet vëmendja spontanisht e ndjenë te pranishme prezencën e njerëzve e miqve që të rrethojnë. Mua gjithmonë më ka pëlqyer puna në ekip, andaj puna ime  si dhe sukseset (sado modeste) ngadalë u bënë vlerë reciproke.

Sa është e vështirë për një grua sot, që të zhvillohet profesionalisht dhe të jetë e suksesshme?

Suksesi për mua është nocion shumëdimensional. Nga përvoja ime si vajzë, motër, bashkëshorte dhe nënë, mendoj se suksesi varet nga këndvështrimi i individëve. Do të doja shumë ta shikonin të gjithë si unë…e përmbushur me qetësi shpirti e ndërgjegje te pastër në orët e pasdites, kur pas zgjimeve të hershme që bëj çdo ditë, pas vrapit dhe  punëve të pafundme kujton se je brenda kornizave tua të identitetit. Jam unë ajo që bëj bilancin e lumtur  në mbrëmje, me telefonatat e kujdesin virtual që ke përçuar gjatë ditës te më të dashurit e bashkëpunëtoret e mi. Andaj vetëm vështirësi nuk mund të gjejmë, kur jemi koishent se nuk duhet synuar perfeksionin. Për mua, vështirësitë nisin zanafillën aty ku pretendojmë modernizmin e tepruar që po shfaqet shpesh si model i shëmtuar, e për të mos u ndjekur. Ah, sukses! Sukses, për mua është edhe kur arrij të kem gati drekën për te nesërmen, kur shporta me rroba të pa hekurosura është bosh, e kur dollapët e rrobave janë të gjitha të sistemuara mirë (qesh). Unë kujdesem vet për shtëpinë!!!

Cilat janë disa nga parimet që u udhëheqin në karrierë dhe në jetë?

Parimi im në jetë është i trashëguar. Jam rritur në një familje ku nuk ekzistonte ideja se “babai di më shumë”, u rrita duke i rezistuar presionit të barabartit. Kështu, ngadalë nisa të hyjë në një botë më të ndërlikuar se ajo që kisha njohur në fëmijëri, në familjen time dhe bota  nisi të zgjerohej. Aty mësova se femrat e forta janë të afta të vishen me asgjë dhe të duken gjithçka. Është shpirti i tyre që i vesh, është forca që kanë në vetvete që i rrethon dhe se fuqia e fatit qëndron në të pranuarit e tij. Parim bazë kam faktin se bukuria gjendet në fund të thjeshtësisë. Kam mësuar se për të jetuar një jetë të lumtur është aftësia për të formuluar pritshmëri realiste, por e udhëhequr nga objektiva ambicioze! Nuk e njoh krahasimin e vetes me të tjerët ngaqë e di se  nuk më ndihmon drejt lumturisë. Ne si shoqëri, priremi që të krahasojmë jetën tonë me jetët që shohim në mediat sociale. Nuk e bëj pasi këto krahasime kanë tendencë që të kontribuojnë për rritjen e pakënaqësisë e unë dua te vetëmjaftohem me atë që kam, duke pushuar së krahasuari arritjet e mia me ato të të tjerëve.

Çfarë synoni të plasoni në treg dhe duket qartë se synim keni edhe linjat dermokozmetike?

Krahas produkteve farmaceutike, të cilat janë fokusi ynë kryesor, linjat dermokozmetike zënë një vend të rëndësishëm dhe do të thosha shumë special në punën dhe në aktivitetin e Brupharmes. Po e potencoj special sepse kanë të bëjnë me të bukurën, me gjënë më delikate në jetë-femrën dhe kulturën. Një njeri i kuruar me kujdes është më i sigurtë në rrugëtimin e jetës dhe unë jam e sigurtë për cilësinë e këtyre produkteve, pasi edhe vet motoja e këtyre linjave është “shkenca e bukurisë”. Dëshmi e cilësisë dhe standardeve të larta të kompanisë sonë është edhe KORFF, si zgjedhje e parë shkencore për lëkurë të shëndetshme dhe të përsosur me rezultatet më se të dëshmuara dhe efektive.

Çfarë ofron linja dermokozemtike KORFF?

Në fakt KORFF është një linjë dermatologjike dhe kozmetike, e krijuar për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të konsumatorëve të saj. Produktet janë të testuara për metalet e rënda ndërsa janë klinikisht të testuar që të garantojnë cilësi dhe efektshmëri. Ka disa arsye që e bëjnë KORFF një ndër markat më të mira në botë, së pari si produkt identifikohet nga mënyra e paketimit, i cili përveç se i sigurt është simbol i elegancës perfekte dhe të rafinuar. Ka një gamë të gjerë produktesh, që nga make up, të skincare, bodycare, suncare dhe produkte të quajtura beauty on the go, produkte që mund të merren lehtësisht me vete në udhëtime. Gjithashtu kjo linjë është e krijuar nga lëndë të para të veçanta  si esenca të vajrave vegjetale (argan, jojoba ..), pluhur diamanti dhe pluhur safiri. Po ashtu KORFF ka linja të veçanta edhe për trajtimin e problematikave të lëkurës (kuruese), por edhe estetike, si edhe maska fytyre me përbërës tepër të veçantë si ekstrakte të kërpudhës Ganoderma Lucidum, e cila i jep shkëlqim dhe revitalizon lëkurën. Duhet të theksoj se produktet gjenden vetëm në farmaci. Dhe ashtu si është edhe motoja e kësaj linje të jashtëzakonshme, dua ta mbyll këtë intervistë… Korffi shkrin në një shpirtin e bukurisë me shpirtin shkencor.

admin

Artikujt e tjetrë