Lifestyle

Në botën e Mirinës

Mirina është një vajzë 6 vjeçare nga Prishtina.  Ajo është lozonjare, e ndjeshme dhe rrëzëllitëse. Mirina ka lindur më 14 Shkurt, në Ditën e të Dashuruarve, dhe e mishëron idealisht këtë ditë: është e pamundur të mos e vëresh praninë e saj, sepse rrezaton shumë dashuri dhe dëlirësi.

Foto: Hanë Agimi

Vendi: Kids Academy

  

 Në këtë numër do tu prezantojmë vogëlushen Mirina Bërxulli. Jo pa shkas… mjafton ta takoni atë dhe para jush do të shpaloset një botë plotë ngjyra dhe muzikë fëmijërore, pyetje pafund, një univers plotë çiltërsi që vetëm fëmijët dinë të na falin. Mirina është një vajzë 6 vjeçare nga Prishtina.  Ajo është lozonjare, e ndjeshme dhe rrëzëllitëse. Mirina ka lindur më 14 Shkurt, në Ditën e të Dashuruarve, dhe e mishëron idealisht këtë ditë: është e pamundur të mos e vëresh praninë e saj, sepse rrezaton shumë dashuri dhe dëlirësi. Buzëqeshja shkëlqyese dhe sytë e shkruar të kaltër janë një kombinim me efekt të veçantë pozitiv, që ajo ua dhuron me çiltërsi prindërve dhe të tjerëve. Mirina është e butë, e përmbajtur, por nganjëherë edhe nazike. Asaj i pëlqen t’u ndihmojë edukatoreve në aktivitetet e programit parashkollor. Mirinës i pëlqejnë shumë gjëra. Ajo ka shumë dëshirë të qeshë dhe të dëfrehet. Mirina flet shumë mirë anglisht dhe shpesh komunikon në këtë gjuhë gjatë lojës me kushërirën dhe shoqen e saj më të mirë, Ditën. Tregon prirje për gjuhët e huaja, sepse u kushton vëmendje dhe mëson edhe fjalë në gjuhë të tjera. Mirina mëson shumë shpejt dhe ka zhvilluar mënyrën e vet të të mësuarit dhe të bërit të gjërave. Është kureshtare, bën pyetje interesante dhe çdo ditë kërkon të zbulojë gjëra të reja. Mirinës i pëlqejnë shumë çokollatat dhe akulloret. Ajo po ashtu ka shumë dëshirë të vizatojë. Me vizatimet dhe ngjyrosjet e saj zbukuron mure të ndryshme të dhomave të banesës. I pëlqen shumë muzika dhe shpesh këndon me një timbër origjinal dhe kristal të pastër të zërit.  Ajo i do shumë kafshët dhe veçon këlyshët e vegjël si parapëlqim i saj. Mirina është regjistuar në klasë të parë në shkollën ‘Ismail Qemali’ në kryeqytet dhe tashmë e ka takuar mësuesen e saj, e cila i ka pëlqyer shumë.

admin

Artikujt e tjetrë