Lifestyle

Art apo tregti?

“Është një shfaqje në muze. Një shfaqje mode dhe një kritikë. Çfarëdo që ta quajmë instalacionin në Whitney, nga brendi Eckhaus Latta, ka të ngjarë të largohemi me më shumë pyetje (dhe rroba) sesa përgjigje.”

Mike Eckhaus and Zoe Latta janë dizajnerët e parë të cilët “okupojnë”  hapësirat e Whitney Museum of American Art, që kur “The Warhol Look: Glamour, Style, Fashion”, u vu në këtë skenë në vitin 1997.

“Possessed”,  vë në pah punën e Eckhaus Latta, një ekip i guximshëm i dizajnerëve, që i përkasin një brezi të ri, të cilët gërshetojnë modën me artin bashkëkohor. Eckhaus Latta vepron në Nju Jork dhe Los Angeles, ndërsa është themeluar në vitin 2011 nga Mike Eckhaus (1987) dhe Zoe Latta (1987), të cilët ishin takuar gjatë periudhës së studimeve në Shkollën e Dizajnit në Rhode Island.  Krijimet e këtij brendi karakterizohen nga përdorimi i materialeve të rralla, duke theksuar cilësinë dhe origjinalitetin, gjithashtu përfshijnë tekstin, performancën, por edhe  videot. Në prezantimin e tyre të fundit, i cili është hapur dje në hapësirat e Whitney Museum of American Art, Ekhaus Latta ka sjellë bashkëpunimin me artistë e muzikantë të tjerë dhe një qasje, e cila luan në të dy anët; pro dhe kontra konventave të industrisë, duke adresuar kryqëzimet e dëshirave, raporteve sociale dhe konsumit.

Subjekti kryesor i ekspozitës është një mjedis operacional, në të cilin vizitorët mund të prekin, provojnë dhe blejnë veshje e aksesorë të projektuar posaçërisht për shfaqjen.

Eckhaus Latta, njihen si artistë të cilët vënë një vijë  të hollë në mes artit dhe modës, por ajo që vihet re më shumë dhe i dallon ata nga dizajnerët e tjerë është pragmatizmi.

“Mendoj se fillimi ka qenë shumë më i vështirë. Të tjerët na njihnin shumë pak, ishte sikur në botën e modës ne ishim ata nxënësit e shkollës së artit ndërsa për botën ishim ata dizajnerët e modës. Sot mendoj që kemi arritur atë që kemi dashur gjithmonë; të ndjehemi mirë në të dy anët,” – është shprehur për Vogue, Mike Eckhaus.

Me “Possessed”, dyshja është duke dekonstruktuar mënyrën se si industria e modës i shetë gjërat dhe mbase të gjithë mendojmë se ata do të kenë sukses në shitjen e produkteve dhe gjenerimin e angazhimit në mediat sociale, por e gjithë kjo sigurisht që nuk është qëllimi i tyre.  Në vend të kësaj, kjo shfaqje/ekspozitë ka për qëllim që të pranishmit të vënë në pikëpyetje lidhjen e tyre me modën, imazhet, reklamat dhe të përjetojnë diçka që nuk e kanë përjetuar më parë.

admin

Artikujt e tjetrë