Kulturë

Lamtumirë Bekim Lumi!

U nda nga jeta regjisori i mirënjohur Bekim Lumi.  I përkushtuar ndaj teatrit, skenës shqiptare, gjithmonë revolucionar dhe i veçantë me krijimet e tij, Bekim Lumi ishte dhe do të mbetet zëri ndryshe i skenës shqiptare… Sepse ai i besonte artit, teatrit në veçanti ndërsa vetëm pak kohë më parë ngjiti në skenë edhe shfaqjen e tij të fundit “Arturo Ui”, një lamtumirë artistike, një mesazh i fuqishëm për shoqërinë dhe vendin tonë, ashtu si dinte vetëm regjisori Bekim Lumi ta jepte. “Këtë shfaqje ua përkushtoj miqve të mi artistë, miqve të tjerë të njohur e të panjohur dhe krejt atyre që, me mbështetjen dhe përpjekjet e tyre, më ndihmuan e më dhanë më shumë guxim e besim, se unë, përkundër gjendjes së vështirë shëndetësore, jam në gjendje të vazhdoj të punoj e luftoj dhe ta bëj këtë shfaqje. Unë i besoj teatrit! Ju faleminderit!”- do të shkruante regjisori Bekim Lumi. Një rrugë e shtruar me vullnet të hekurtë, pasion dhe shumë art të pavdekshëm!

admin

Artikujt e tjetrë