Kulturë

Cilët janë të njohurit supersticiozë?

Sa prej nesh kanë trokitur në dru apo kanë kryqëzuar gishtat, gjeste këto në pamje të parë mbase të çuditshme, por që në fakt kanë të bëjnë me largimin e  “syrit të keq”, të paktën kështu mendojnë supersticiozët. Këto rituale si besimi ngushëllues se një objekt ka fuqinë për të sjellë fat të mirë apo për të shmangur të keqen, është i njohur pothuajse në të gjitha shoqëritë. “Është pjesë e gjendjes njerëzore: dëshira për të kontrolluar gjërat që nuk mund të jenë domosdoshmërisht në fuqinë tonë”, shprehet autorja dhe illustratorja Ellen Weinstein për Artsy. “Kjo i prek pothuajse të gjithë, në një shkallë apo në një tjetër.”

Si një person supersticioz, Weinstein gjithmonë ka qenë e hipnotizuar nga ritualet që njerëzit zhvillojnë me shpresën për të siguruar sukses, produktivitet apo kreativitet, megjithëse nuk ka dëshirë të zbulojë se cili është rituali i saj supersticioz, duke shtuar se nëse këto besime apo bestytni ndan me të tjerët e humbasin fuqinë e tyre.

Në vend të kësaj, Weinstein solli bestytnitë e  disa prej individëve më të shquar të historisë, përfshirë dhe artistë në librin “Receta për fat të mbarë: Bestytnitë, ritualet dhe praktikat e njerëzve të jashtëzakonshëm” .

Përmes tekstit dhe ilustrimeve, ky libër zbulon zakonet supersticioze të 65 artistëve, projektuesve, muzikantëve, shkencëtarëve dhe atletëve të njohur. Rutina e tyre karakterizohet nga të papriturat deri tek më të çuditshmet.

Më poshtë, sjellim fragmente nga libri i Weinstein, me personazhet e famshme supersticioze nga Yoko Ono te Salvador Dalí.  

Coco Chanel/Numri me fat – Ishte tejet supersticioze, madje thuhet se ishte informuar nga një tregtar i fatit se 5-ta ishte numri i saj me fat dhe ajo e quajti pikërisht kështu parfumin e saj të famshëm. Apartamenti i saj gjithashtu përmbante një llambadar kristali të krijuar me forma të përdredhura në numrin 5 dhe ajo pëlqente të prezantonte koleksionin e saj ditën e pestë të majit (muaji i pestë i vitit) për fat të mirë.

Pablo Picasso/Humbja e “esencës” së tij – Piktori spanjoll nuk donte t’i hidhte rrobat e tij të vjetra, flokët apo thonjtë nga frika se kjo do të thoshte humbje e një pjese të “esencës” së tij. Picasso mblodhi “Picasson”  pak para se të vdiste; rreth pesëdhjetë mijë vepra që përfshinin printime dhe vizatime në qeramikë e grupe teatrale.

Charles Dickens/Qetësi përballë Veriut – Mbante me vete një busull lundruese dhe gjithnjë ulej përballë me Veriun ndërkohë që flinte, një praktikë për të cilën besonte se e përmirëson kreativitetin dhe procesin e të shkruarit. Krijuesi  i klasikut “A Christmas Carol and Great Expectations”, ishte gjithashtu një kritik social i udhëhequr nga një busull morale e fortë.

Yoko Ono/Ndriçimi i një shkëndije – Ishte shumë e ndjeshme ndaj zërit dhe dritës kur ishte e re. Ono zbuloi se kur zjarri  shuhej në një dhomë të errët i dhuronte asaj një ndjesi lehtësie. Këtë ritual do ta përsëriste vazhdimisht, ndonjëherë përpara motrës së saj, derisa të fitonte qetësinë shpirtërore. Më vonë ky ritual personal u bë pjesë e performancës, e quajtur Lighting Piece, e cila u popullarizua dhe u bë pjesë e ritualeve të shumë njerëzve.

Diane von Fürstenberg/Lucky Gold Coin – Dizajnerja e mbanë një copë prej ari prej kur ishte 22 vjeçe , të cilën e kishte fshehur babai i saj në këpucë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë do të ia dhuronte të bijës. Këtë monedhë ari, kreatorja e mbanë gjithmonë në këpucë që t’i sjellë fat para çdo shfaqje të modës.

Frida Kahlo/Kopshtare e përhershme – Frida cdo ditë pikturonte bimë, një ritaul i saj i njohur. Pikturat shpesh autobiografike, janë të mbushura me bimë dhe lule. Ajo u rrit në kopshtin e shtëpisë që ndau me artistin Diego Rivera, i njohur  edhe si Casa Azul. Kopshti i Kahlos ishte një vend rehatie dhe frymëzimi për Fridën dhe ku ajo kalonte pjesën më të madhe të ditës duke u marrë me lulet dhe bimët që kultivonte. Tavolina e piktores Kahlo ishte e vendosur përballë kopshtit dhe kërkesa e saj e fundit kur e kthyen në shtëpi nga spitali para se të vdiste, ishte që shtrati i saj të pozicionohej në atë mënyrë që të mund të shihte nga kopshti.

Salvador Dalí/Druri spanjoll – Piktori surrealist e konsiderontederonte veten si mbizotërues dhe gjithmonë barte rreth vetes një pjesë të vogël druri spanjoll, që sipas artistit i mbante larg shpirtrat e këqij.

admin

Artikujt e tjetrë