Lifestyle

Qindra hije të së kaltrës mbi Ohër

Udhëtim në zemër të Ballkanit, për një aventurë në një liqen me ngjyrat e ëndrrës, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Të programohet tani, kur bota ende nuk e ka kuptuar se sa magjike janë këto vende.

 

 Një liqen i fshehur në zemër të Ballkanit, i vendosur mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, një nga më të thellët në botë dhe më të vjetrit në Evropë, një vend i trashëgimisë botërore të UNESKO-s. Ohri është një mrekulli e natyrës, një xhevahir i njohur shumë pak, dhe një vend plot me dëshmi kulturore,  i pushtuar nga një paqe dhe qetësi që diku tjetër në Evropë nuk e kujtojmë më. Dielli, bukuria, arti, kultura, ushqimi i mirë, çmimet e mira: Maqedonia dhe Shqipëria po na pret, edhe nëse nuk e dimë ende.

Qendra historike e Ohrit është një ëndërr: shtëpi otomane, rrugë të shtruara, kisha ortodokse, sheshe të fshehura dhe mure guri të thatë ku macet flenë në mënyrë paqësore. Ia vlen të gjesh  pak kohë për të ecur nëpër rrugët e ngushta të qytetit dhe të admirosh çdo hollësi të kësaj mrekullie që, prej vitit 1979, është pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s.

Pas një vizite në shtëpinë Robevi, një shtëpi madhështore e stilit otoman të shekullit të 19 që i përket një prej familjeve më të pasura në Maqedoni, tani shtëpi  Muzeut Kombëtar, i cili mburret me një koleksion prestigjioz të gjetjeve arkeologjike të gjetura në zonë dhe katedrales Shën Sofia,  e cila brenda ka afreske të çmuara që datojnë në shekullin e njëmbëdhjetë. Do të jetë për shenjtërinë e vendit (kisha në fakt I është dedikuar Gjonit të Patmosit të konsideruar nga shumë studiues, siç është apostulli Gjon, autori i Librit të Zbulesës, libri i fundit i Dhiatës së Re), do të jetë për pikëpamjet e mrekullueshme që i japin liqenit, do të jetë për pyllin harlisur që shkon përgjatë saj, por është e pamundur të mos vihet në hije nga hijeshi dhe bukuri e këtij vendi.

Ohri ofron surpriza të vazhdueshme, kështu që pasi kaloni disa minuta në Kaneos, dhe pas pyllit të dendur me pisha, prapa tij, arrini në Plaošnik, zona më e madhe arkeologjike në Maqedoni. Këtu ju prekni historinë me duart tuaja: është në manastirin aktual të San Pantaleone që, në fakt, San Clemente, dishepulli i Shenjtorëve Ciril dhe Metodi, shpikësit e glagolitikut, alfabeti më i vjetër sllav i njohur ndonjëherë, I cili shpiku edhe alfabetin cirilik aktual.

Askush nuk do të priste një përqendrim të tillë historik në një destinacion kaq të panjohur për shumicën e njerëzve, mirëpo Ohri të mahnitë për dëshmitë kulturore. Kështu që ju vetëm duhet të vizitoni Teatrin e lashtë, i cili çdo vit në muajin gusht është vendi i festivalit prestigjioz muzikor “Ohrid Summer Festival” dhe Kalaja “Samuil” që dominon tërë qytetin, përpara se të vazhdoni udhëtimin.

Qindra hije të së kaltrës

Liqeni shkëlqen me një gamë verbuese të ngjyrës së kaltër dhe vozitja me varkë nëpër të apo me veturë buzë liqenit, është një nga aventurat më emocionuese që mund të bëni në jetë. Nga dritarja e makinave ju mund të admironi pulëbardhat që fluturojnë, peshkatarët e vetmuar që rrinë në anijet e qeta, ngjyrat dhe diellin verbues. Pasi kaloni Parkun Kombëtar Galicica, një ideal parajsor natyror për të ecur apo dhe aktivitete të përgjithshme në natyrë, mund të arrini në Shën  Naum. Përshtypja që kemi, sapo kalojmë portën që të çon në manastir, dikur i përkiste Shqipërisë fqinje, por e shitur në vitin 1925 nga mbreti shqiptar Zog pas negociatave midis Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, është që jeni të katapultuar në një dimension surreal: kisha, që daton në vitin 905, është vendosur në majë të një kodre, nën të cilën ekziston një lagunë e vogël e rrethuar nga një pyll i harlisur, ku jeton mjellma, rosat dhe pallonj. Mes natyrës, historisë dhe traditës, Ohri është një koncentrat paqeje dhe qetësie unike në Evropë: është më mirë të shkosh atje para se të gjithë të bëhen të vetëdijshëm për bukurinë e tij.

admin

Artikujt e tjetrë