Kulturë

Dua Lipa, vajza nga Prishtina që ka pushtuar skenën

Rihanna, Beyoncé dhe Taylor Swift duhet t’i kushtojnë rendësi rivales së tyre më të re anglo-shqiptare. Dua Lipa është shpallur artistja më e mirë femër në Brit Awards, gjithashtu më e transmetuara në vitin 2017 në Mbretërinë e Bashkuar. Por cili është sekreti për këtë sukses?

Qetësi dhe shumë pak durim, siç ishte dhe përmbajtja e tatuazhit të saj më të fundit, gjë që e ka vërtetuar më së mirë. Dua Lipa ka pritur momentin e duhur për të lansuar albumin e saj të parë në 2017 duke e transformuar në fenomenin më të ri në botën e muzikës pop.

Në Brit Awards, Dua fitoi çmimin për artistja më e mirë femër dhe artistja më e mirë në zhvillim. Këngëtarë të tjera si Ariana Grande, Beyonce apo Rihanna kanë qenë fituese të çmimeve të shumta duke e cilësuar këtë vit si epoka e femrave të pop-it. Sipas rezultateve të Spotify, Dua Lipa është cilësuar si më e transmetuara dhe kënga e saj “New Rules” ka vendosu një rekord të ri shikimesh  të vështirë për tu  arritur duke marrë parasysh popullaritetin e saj të pandalshëm.  Të gjithë janë të një mendimi, një personalitet I madh, zotërim I plotë I vetes dhe talentit të saj, kjo është Dua Lipa.

Dua Lipa, e lindur në Londër nga një familje shqiptare, e cila kishte emigruar nga Kosova para luftës në vitet 1990, duke u kthyer sërish në Prishtinë në moshën 13 vjeçare. Pasioni i saj për muzikë është trashëguar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, një këngëtar i muzikës rok.  Kthimi i saj në Londër ka pasur si objektiv arritjen  e ambicieve të saj, që ka qenë muzika dhe Warner Bros ishte i pari ai që besoi në talentin e saj, dhe më pas vazhdoi nën menaxhimin e Ben Mawson, që ka qenë gjithashtu menaxheri i këngëtares së njohur Lana Del Ray.

Këngët e saj si New love, Be The One, Blow Your Mind dhe No Lie, icili ishte një bashkëpunim me Sean Paul, duke arritur të kënga që u bë hit, New Rules, Dua Lipa vendosi rregulla të reja në industrinë e muzikës.

Në këngët e saj, këngëtarja me origjinë shqiptare  gjithmonë ka trajtuar hapur çështjen e feminizmit dhe nuk ka fshehur kurrë rëndësinë e gjinisë femërore, dhe kjo është më se e qartë në videon e New Rules, duke e kthyer në himn për “vëllazërinë” femërore. Dua Lipa me një timbër të veçantë, një përbërës të freskët të tingujve që do të pushtojnë botën e pop-it. Dua e ka filluar turin e saj botëror në shkurt dhe që do të vazhdojë deri në verë.

Vanity Fair

admin

Artikujt e tjetrë