Shëndet

Shkaqet, parandalimin dhe trajtimin e hemorroideve

Hemorroidet konsiderohen si një ndër shqetësimet më të shpeshta shëndetësore dhe kohëve të fundit Klinika Metropolis në Prishtinë po ofron si shërbim shërimin e tyre me ultrazë. Për të mësuar më shumë për shkaqet, parandalimin dhe trajtimin e hemorroideve, bëmë një intervistë me doktorin e kësaj klinike, Pavlos Stassinos. Ai është një doktor kirurg me përvojë  tridhjetvjeçare që përveçse shërben në klinikën Metropolis, mban postin e drejtorit të spitalit të Artës në Greqi.

 

Çfarë janë hemorroidet?

Hemorroidet konsistojnë në acarim dhe fryrje të enëve të gjakut që ndodhen përreth pjesës më të fundit dhe asaj të jashtme të zorrës së trashë. Zona përreth rektumit është shumë e pasur me ënë gjaku dhe këto zgjerime mund të çajnë muret e holla duke shkaktuar hemoragji. Ato shkaktohen kryesisht si pasojë e rritjes së presionit të brendshëm të barkut që shton presionin në muret e brendshme të zorrës duke bërë që gjaku të mos qarkullojë por të akumulohet në vena duke formuar hemorroidet. Hemorroidet ndodhin shumë shpesh tek pothuaj të gjithë sidomos rreth të 50-ave, madje ka shumë njerëz që kanë hemorroide nuk shfaqin shenja fare. Shenja më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është gjakuderdhja gjatë jashtëqitjes.  Ndonjëherë hemorroidet e brendshme rrëshqasin jashtë anusit, irritohen dhe bëhen të dhimbshme. E rëndësishme është që ky shqetësim të identifikohet sa më shpejt pasi në rast se neglizhohen e nuk trajtohen  që në stadet e para të shfaqjes së sëmundjes, atëherë pacienti mund të përfundojë në kirurgji.

Nga se shkaktohen ato?

Shkaktarët janë të shumtë si shtrëngimi shumë gjatë jashtëqitjes; kapsllëku apo diarreja kronike; konsumi i tepërt i alkoholit apo kafeinës; ushqimet që kanë pak fibra; mbipesha; shtatëzania; infeksione të zonës anale apo zhvillimi i cirrozës së mëlçisë. Po ashtu hemorroidet kanë tendencën t’iu shfaqen personave që bëjnë punë sedentare që iu kërkon të qendrojnë ulur për një kohë të gjatë çdo ditë ose atyre që kanë prirjen të qendrojnë ulur gjatë në tualet për të bërë nevojat personale. Edhe trashëgimia gjenetike luan një rol në probabilitetin e shfaqjes së hemorroideve.

Si mund të parandalohen hemorroidet?

Duhet treguar kujdes i veçantë për sa i përket dietës. Rekomandohet konsumi i sa më shumë ushqimeve të pasura me fibra si buka e zezë, perimet e blerta, sallatat, lakrat, spinaqi, Po ashtu me rëndësi është të përdoren sa më dendur perime si lulelakrat, karotat, panxhari, bishtajat, fasule, bizele, thjerrëza, kunguj, kastraveci. Duhet të konsumohet sa më shumë ujë  e lëngje të ndryshme pra të shmanget medoemos dehidradimi dhe kapsllëku. Për këtë qëllim është gjithashtu mirë që të bëhen pjesë e dietës sa më shumë fruta si mollë, dardha, rrush, bostan, shegë, luleshtrydhe, kumbulla, pjeshke, ananas, mango. Përpos kësaj është mirë që të eleminohen ushqimet që kanë efekt pikant sikurse janë specat djegës apo piperi. Mirë është që në dietë të kufizohet sa më shumë përdorimi ushqimeve fast food si dhe i pijeve alkoholike. Po ashtu duhen shmangur ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara apo ato energjike. Nga ana tjetër është e nevojshme që të ndiqet një stil jete sa më aktive me aktivitete fizike pasi të qendruarit pa lëvizur për një kohë të gjatë kontribuon në formimin e hemorroideve.

Si përdoret ultrazëri në rastet e hemorroideve?

Ultrazëri po përdoret gjithnjë e më masivisht në mjekësi në vitet e fundit duke u perfeksionuar gjithnjë e më shumë në përdorimet e tij. Ultrazëri nuk është vetëm me përdorim diagnostik por edhe terapeutik dhe përdoret jo vetëm në kirurgji por edhe në shumë specializime të tjera si otorinolaringologji, dermatologji, urologji etj. Së fundmi përdoret edhe për të trajtuar edhe

1.Nje pershkrim per karrieren tuaj profesionale e publike? Kam mbaruar fakultetin e mjekesise ne Universitetin e Selanikut. Punuar si specializant dhe si specialist i kirurgjise se pergjithshme ne spitale te ndryshme te Athines, Selanikut dhe Londres, po ashtu per nje kohe te gjate dhe ne spitale private. Qe nga viti 1990 jam drejtor dhe ushtroj zanatin e kirurgut te pergjithshem ne departamentin e kirurgjise te Spitalit te Artes. Jam subspecializuar ne laparoskopine kirurgjikale te pergjithshme dhe te gjoksit. U perfshiva ne jeten politike te vendit tim si deputet qe nga viti 2009-2012. Dorezova mandatin e deputetit ne parlament sepse nuk isha dakord me politikat ekonomike dhe sociale qe ndiqte qeveria ime ne ate kohe.

hemorroidet gjë që e bën me rezultate shumë të mira duke pasur vetëm anestëzi lokale. Ultrazëri është një formë unike e energjisë që bën të mundur njëherazi prerjen dhe koagulimin e indeve hemorragjike në pikën e saktë të aplikimit të pajisjes që e lëshon valën e ultrazërit, duke rezultuar në dëmtime minimale të indeve përreth. Me anë të tij zvogëlohen nodulat dhe ndërpritet qarkullimi i gjakut në to duke bërë që hemorroidet të zhduken tërësisht.

Cilat jane avantazhet e ultrazerit per hemoroidet perkundrejt metodave klasike?

Avantazhet e ultrazërit përkundrejt metodave klasike të trajtimit të hemorroideve janë të shumta dhe goxha domethënëse. Së pari bëhet fjalë për nje metodë me rezultat të shkëlqyer që shmang traumat e mëdha, gjakderdhjen, dhimbjen e madhe apo apo anestëzinë e përgjithshme. Pra bëhet fjalë për një ndërhyrje kirurgjikale që kërkon anestëzion të lehtë lokale, është minimalisht invazive  dhe relativisht pa dhimbje. Po ashtu trajtimi me ultrazë redukton kohën e operimit, humbjen e gjakut postoperativ dhe dhimbjen postoperative. Ndryshe nga ndërhyrjet kirurgjikale klasike, pacienti kthehet menjëherë në jetën e përditshme sikur mos të kishte ndodhur gjë dhe shërimi i tij i plotë ndodh shumë shpejt.

 

admin

Artikujt e tjetrë