Letërsi

“Shtrigat” e letërsisë

 

Një reflektim dhe homazh për të gjitha gratë shkrimtare, të cilat kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve me fjalën e shkruar, vjen përmes ilustrimeve të rralla në publikimin e fundit “Celebrating of Magical Women Writers”.

 

“Mungesa e shtrigës nuk e zhvlerëson magjinë”, shkruante Emily Dickinson. Shkrimtare kaq të njohura  vërtetë na magjepsën me punën e veprën që lanë pas dhe ky reflektim mbi veprën e tyre,  është ajo që artistët Taisia Kitaiskaia dhe Katy Horan e pwrmblodhwn nw veprën  “Celebrating of Magical Women Writers”, një përmbajtje e bukur e skicave impresioniste, duke bashkuar fakte biografike me fluturimet e imagjinatës novative për të kremtuar emra të tillë si Sylvia Plath, Virginia Woolf, Octavia Butler, Sappho, Audre Lorde, Anaïs Nin, Gertrude Stein, Flannery O’Connor, Anna Akhmatova, Toni Morrison dhe Emily Brontë — të lindura “përpara se të ekzistonte gruaja ,” ashtu siç Ursula K. Le Guin, e thekson në literaturën e saj të shkëlqyer aseksuale.

Ajo çfarë vihet re më shumë është edhe kujtesa për talentin e rrallë dhe testamentin unik të mençurisë së Toni Morrison, nga fjalimi i saj spektakular me rastin e pranimit të çmimit Nobel:

“Ne vdesim. Mbase ky është kuptimi i jetës. Por ne e krijojmë gjuhën. Mbase kjo mund të jetë pesha e jetës sonë.”

Anaïs e zë gjumi në anijen e qelqtë e të fundosur.  Derisa ëndërron, alteregot që ngrihen nga trupi i saj.  Ato kanë flokë pis të zinj, një sy  mbyllet ngadalë në të gjitha fytyrat e tyre, gjokset dhe krahët.

Ca koleksionojnë guaca deti, të tjerat ndjekin lëvizjet e diellit. Ca mbajnë shtëpi, bëjnë punë dore, ndjekin dashurinë. Ca operojnë me mediat e shkruara. Para agimit, alteregot bashkohen dhe bëhen një me Anaïs, i puthin njëra-tjetrës sytë dhe gojën dhe bëhen një trup i vetëm ashtu si sirenat e detit.

Duke kaluar rrugën në një ditë me shi, Virginia hedh hapa të lehtë nga një pishinë e vetëdijes në tjetrën.  Ajo i do këto pellgje, krijesa që i rrethojnë secilin nga kyçet. Por para se të kalojë në rrugën tjetër, Virginia pikasë pellgun e saj: ai rrjedh me shiun, ngrihet lartë, bëhet thellësi, lum i trazuar. Ajo nuk do ta mbijetojë këtë…

“Shtrigat e letërsisë”, të pasqyruara në këto imazhe janë një  version ndryshe të personalitetit të shkrimtareve përmes ilustrimeve, të cilat nxjerrin në pah një analizë unike të karakterit të tyre gjenial dhe shkrirjes së tij në veprat e njohura, që renditen në krye të letërsisë botërore, si një thesar dhe pasuri e rrallë.

admin

Artikujt e tjetrë