Gruaja

8 gjëra për ta njohur Marlene Dietrich

Megjithatë ndryshe nga imazhi i saj portretizuar në ekran, Dietrich filloi të ndërtojë një zhanër tjetër bashkë me qëndrimet e saj anti fashiste dhe kontributin në kulturën e shekullit 20 si dhe përkrahjen e komunitetit LGBT.

 

Marlene Dietrich është e pagabueshme. Që nga personaliteti i saj, toni i zërit, me theksin dallues bavarez, e deri tek  harku i ballit të saj dhe sensualiteti, e bëjnë aktoren e njohur ikonë të kinemasë, modës e politikës. Megjithatë ndryshe nga imazhi i saj portretizuar në ekran, Dietrich filloi të ndërtojë një zhanër tjetër bashkë me qëndrimet e saj anti fashiste dhe kontributin në kulturën e shekullit 20 si dhe përkrahjen e komunitetit LGBT (Lesbian, Gay, Bisexual, Transexual). Ajo u bë e njohur edhe për raportin profesional me fotografët, që nga Cecil Beaton e deri tek Irving Penn – secili nga ta kornizojë shpirtin e saj unik dhe estetik. Libri i sapobotuar me titull “Obsession: Marlene Dietrich”, sjellë një kronikë të një portretizimi nga koleksioni personal o Pierre Passebon, një i fascinuar me këtë femme fatale. Përkrahë këtyre fotove të ikonës së ekranit të madh, sjellim edhe disa fakte rreth jetës së saj.

Emri i saj i vërtetë nuk ishte  Marlene

Dietrich kishte lindur në Berlin në vitin 1901, me 27 dhjetor. Emri i saj i vërtetë ishte Marie Magdalene Dietrich, e që familja e thërriste me përkëdheli Lena. Ndërsa emri i skenës ishte një kombinim i këtyre dy emrave.

Aspironte të bëhej pjesë e orkestrës simfonike

Dietrich asnjëherë nuk kishte pasur ambicie për aktore dhe as të shndërrohej në një femme fatale. Si një grua e re, aspiratat e saj ishin të bëhej pjesë një orkestre, në të cilën ajo luante në violinë. Në vitin 1922, ajo u angazhua në një kolonë zanore të filmit, por e përjashtuan katër javë më pas, për shkak të një lëndimi që i pamundësonte angazhimin në këtë projekt. Më vonë, ajo tentoi në sferën e dramës e filmit dhe pjesa tjetër i përket historisë.

Vuante nga bacilofobia

Një frikë e theksuar ndaj mikrobeve. Kjo bëri që në Hollivud ta quanin “mbretëresha e Ajax”.

Hoqi dorë nga shtetësia gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore

Njihet për bindjet e saj politike dhe gjatë Luftës II Botërore në shenjë revolte ndaj nazizmit gjerman, hoqi dorë nga shtetësia e saj gjermane dhe përqafoi atë angleze. Madje ishte pjesë  fondit për ndihmë ndaj të persekutuarve nga nazizmi dhe hebrenjve dhe ndihmoi ata të shpërnguleshin në Amerikë.

Dhuroi puthjen e parë  lesbike në ekran

Aktori  Klaus Kinski në autobiografinë e tij e përshkruan në detaje raportin e Dietrich me të  dashurën e saj Edith Edwards. Në filmin e vitit 1930 Morroco, Dietrich e veshur me kostum toksido, i dhuron një puthje sensuale partneres në film, duke siguruar statusin e ikonës së LGBT.

Romanca me Greta Garbon

Të dy aktoret gjithmonë e kanë mohuar aferën e përfolur, pasi që njihej fakti se të dyja ishin rivale ekrani. Megjithatë ekzistojnë dëshmi të cilat e proklamojnë të kundërtën. Në vitin 1925, të dy aktoret kishin përjetuar një romancë të zjarrtë, me Ditrich e cila e përshkruan anatominë e Garbos në detaje.

Dhe shumë e shumë të tjera…

Ajo u martua me bashkëshortin e saj në vitin 1923 dhe gjatë viteve të martesës, ai kishte pohuar aferat e shpeshta të bashkëshortes së tij. Disa kishin zgjatur më shumë e disa të tjera ishin më të shkurtra, me të dashur si Errol Flynn (dhe bashkëshortja e tij), George Bernard Shaw, John F. Kennedy, Frank Sinatra, Gary Cooper, John Gilbert, Douglas Fairbanks Jr., James Stewart, Erich Maria Remarque, Jean Gabin, John Wayne, Ernest Hemingway dhe Mercedes de Acosta.

E izoluar nga jeta sociale

Në vitet e 70-ta, aktorja ishte pensionuar nga aktrimi. Por derisa ishte pjesë e dokumentarit të Maximillian Schell, në vitin 1984, të titulluar “Marlene”, ajo refuzoi të xhirohej. Vdiq në vitin 1992 në Prasi, ku edhe jetonte në një izolim pothuajse të tërësishëm nga jeta sociale dhe pushon pranë varrit të nënës së saj në Berlin. Dietrich ka lënë pas të bijën dhe katër nipa e mbesa, gjithashtu një trashëgimi artistike, që asnjëherë nuk resht të na fascinoj.

 

 

admin

Artikujt e tjetrë