Lifestyle

Merita Harxhi Koci sjellë një koleksion unik

Një stil që të bënë të ëndërrosh dhe që ende mbetet i patejkalueshëm për klasin dhe temperamentin. Fustane të gjatë, elegantë dhe me shumë klas vijnë në koleksionin më të ri pranverë-verë të dizajneres së mirënjohur Merita Harxhi Koci. Spikaten ngjyrat, të cilat pothuajse duken si një ylber kur sheh këtë koleksion të magjishëm, ndërsa stilistja na sjellë ngjyrat pastel, si rozë e lehtë, e kaltër pastel, ngjyra e verdhë për të kaluar në ngjyra më të forta, si e kuqja që mbretëron pothuajse në çdo koleksion të saj, blu e thellë, e gjelbër, pra pothuajse të gjitha nuancat. Megjithatë aoj cfarë spikat gjithnjë në stilin e Merita Harxhi Kocit është prerja e fustaneve, duke sjellë në të njëjtën kohë sensualitet, feminilitet dhe nga ana tjetër një prekje të lehtë të ekstravagantes. Supet pak të zbuluara, një dekolte shumë elegante, fustane të gjata veçanërisht për stinën ku kemi shumë evente dhe kërkojnë një duke sa më unike dhe me klas. Ndërsa një vëmendje e madhe i është kushtuar materialeve të përzgjedhura si dhe detajeve të punuara me dorë në secilin fustan.

 

admin

Artikujt e tjetrë