Letërsi

7 librat që ndryshuan botën

Disa libra janë, ose kanë qenë, në gjendje të ndryshojnë botën apo thjeshtë mënyrën sesi ne e shohim. Sot, vështirë se një libër mund të bëhet një manifest për të shkaktuar revolucione, por gjithsesi çdo libër mund të ndryshojë botën. Shumë nga librat në faqen e internetit të bustle.com sugjerojnë se leximi mund të duket i largët nga koha jonë dhe mënyra sesi i shohim gjërat, por për këtë arsye ata mund të na japin një perspektivë të re dhe të papritur.

 

“Poems on Various Subjects, Religious and Moral”, Phillis Wheatley

Phillis Wheatley  ishte një skllave amerikane me origjinë afrikane. Në 1773 arriti të publikonte “Poems on Various Subjects, Religious and Moral”. Këto vargje e bënë atë aq të famshme, madje edhe Xhorxh Uashingtoni e lavdëroi punën e saj, sa që pronarët e saj i dhanë lirinë, por ajo zgjodhi të qëndronte me ta deri në vdekjen e padronit të saj të parë. Më vonë u martua me një  afrikano-amerikan, por vdiq në varfëri ndërsa punonte me librin e saj të dytë me poezi. Megjithëse libri tjetër ishte i humbur, Phillis Wheatley ndryshoi mënyrën se si shihej poezia duke i dhënë jetë literaturës afrikano-amerikane.

Our Nig” Harriet E. Wilson

“Our Nig” është konsideruar si romani i parë i shkruar nga një grua me ngjyrë në Amerikë. I përqendruar në sistemin e servitutit të borxheve në shtetet veriore para luftës, libri tregon historinë e shkrimtares, se si nga skllavëria fiton lirinë. Shkruar në vitin 1859, romani u injorua deri në vitin 1982, kur një profesor amerikan e bëri të njohur për publikun e gjerë.

Autorja Sarah Winnemucca, e lindur Thocmentony, ose Tocmetone, që  në gjuhën Paiute do të thotë “Lule e Conchiglia”, ishte një shkrimtare dhe aktiviste amerikane vendase, e grupit etnik Paiute. Libri i saj ” Life among the Piutes: Their Wrongs and Claims ” tregon kushtet e vështira të popullit të saj të detyruar të jetojnë në rezerva. Libri është një përkujtimore që dëshmon për betejat në të cilat ajo vetë mori pjesë në fitimin e të drejtave për të lënë rezervën Yakima pas Luftës Bannock të vitit 1878.

  “Guerilla Warfare” Che Guevara

Che Guevara, revolucionari i famshëm argjentinas, shkroi ” La guerra de guerrillas” për luftën kundër totalitarizmit. Është një manual mbi taktikat e guerrilasve dhe në veçanti mbi teorinë e zjarrit. Shkruar menjëherë pasi revolucionit kuban në vitin 1959 dhe u botua në vitin 1960, libri u bë shpejt një udhëzues për guerilët e çdo pjese të botës.

Things Fall Apart” Chinua Achebe

Është një roman nga shkrimtari nigerian Chinua Achebe. Duke e konsideruar romanin më të rëndësishëm në literaturën afrikane, ai tregon kolonizimin e ‘kontinentit të zi’ përmes kontrastit midis dy kulturave, asaj tradicionale afrikane dhe atyre perëndimore të imponuara nga kolonizimi. Përkthyer në mbi 50 gjuhë, libri përdoret ende si një tekst në shumë shkolla në Afrikë.

  “The Second Sex” Simone de Beauvoir

Feminizmi i detyrohet shumë filozofes franceze dhe shkrimtares Simone de Beauvoir. Kjo është arsyeja pse eseja “Seksi i dytë” është ende një nga manifestimet më të rëndësishme të lëvizjes feministe. Për një kohë të gjatë konsiderohet seksi i dytë, gjinia femërore kërkon emancipimin e saj, sepse nevoja për të qenë grua nuk duhet të refuzohet nga diktatet mashkullore që me shekuj kanë kushtëzuar breza të tërë të grave.

Don Quixote” Miguel Cervantes

“Don Quixote” ofron një perspektivë vizionare të krizës së siglo de oros, nëpërmjet portretizimit të një fisnikërie spanjolle, e cila është kaq e copëtuar dhe e papërshtatshme, e paaftë për t’u përballur me ndryshimet. Kryevepra e Servantes, e konsideruar si një nga veprat më të rëndësishme në historinë e letërsisë, tregon historinë e Don Kishotit, heroi që lufton kundër mullinjve të erës, duke dëshmuar fundin e një epoke dhe idealet e saj.

admin

Artikujt e tjetrë