Intervista

Të rinjtë, këta ambasadorë të vendit tonë

Një projekt, i cili ka në fokus të rinjtë, kryesisht ata nga zonat rurale të Kosovës, “Ambasadorët e Rinj”, iniciuar dhe organizuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare, tashmë ka nisur një rrugëtim të ri. Albesa Aliu, udhëheqëse e këtij projekti në Flatra për më shumë informacione.

 Na tregoni pak si lindi ideja për projektin Ambasadorët e rinj? 

Më shumë se kurrë nuk jemi thirrur në atë që rinia është e ardhmja e vendit, por çka po bëjmë që e ardhmja të përgatitet për kohën dhe me kohë?  Forumi për Iniciativa Qytetare si target shumë të rëndësishëm të punës e ka rininë dhe sidomos të rinjtë nga zonat me më pak mundësi për aktivizim. Të rinjtë nga vendet më rurale. Me projektin Ambasadorët e rinj, synojmë që të rinjtë të bëhen faktor vendimmarrës në projekte komunitare që vijnë nga grupet joformale, pikërisht nga vendet që ambasadorët e rinj përfaqësojnë. Pra, ambasadoret janë vet ata që vendosin për projektet më të nevojshme për komunitetin e tyre dhe grupet joformale janë ato që realizojnë këto projekte. FIQ deri tash ka 26 Ambasadorë në komuna të ndryshme të vendit. FIQ deri tash me këtë projekt ka realizuar 26 projekte komunitare, që janë të prekshme nga qytetarët.

Ku shtrihet dhe çfarë përmban?
Gjatë këtij viti projekti është zhvilluar në Viti dhe Kaçanik. Më shumë se 50 të rinj janë përfshirë në mënyrë aktive nëpërmjet organizimit të aktiviteteve në komunitetin e tyre. Dhjetë  ambasador janë trajnuar në katër module të rëndësishme sikurse: shkathtësitë e lidershipit, menaxhimi i projekteve, menaxhim i kohës, mobilizimi dhe informimi i komunitetit. E veçantë e këtij projekti është mundësia që këto njohuri të praktikohen në komunitet, dhe të kenë rezultate të prekshme duke trajtuar nevoja dhe problematika të ndryshme që të rinjtë hasin.

Cili ide janë realizuar gjatë këtij viti?

  1. 1.Kaçaniku me libra
    “Grupi i Liderëve” propozuan projektin për furnizimin me tituj të ri librash për bibliotekën e qytetit të Kaçanikut. Ata u konsultuan me bibliotekarët, takuan shkrimtarë të ndryshëm për të sjell tituj të rinj dhe zhvilluan takime me të rinj për të parë se për çfarë libra ka kërkesa më shumë. Ata siguruan më shumë se 50 libra nga projekti, dhe arritën t’i mbledhin më shumë se 70 të tjera, të gjitha tituj të rinj e atraktiv që të rinjtë kanë vlerësuar si nevojë.

Projekti “Gjithçka për librin” vendosëm një vitrinë me libra jashtë gjimnazit të qytetit që do t’ju shërbejë të gjitha grupmoshave. Vitrina me libra e vendosur jashtë shkollës do të zgjidhte çështjen e mungesës së mjeteve financiare për tu regjistruar në bibliotekë, do të ofroj tituj të rinj dhe kështu të interesuarit do të pajiseshin me libra nga vitrina e hapur. Gjatë këtij projekti, janë dhuruar më shumë se 70 libra nga komuniteti, janë zhvilluar prezantime në shkolla për rëndësinë e leximit, dhe është mbajtur një aheng kreativ i quajtur “Lexim në heshtje” ku të rinjtë lexuan dhe sugjeruan tituj për njëri tjetrin. Biblioteka vazhdon të jetë e hapur për lexuesit, e menaxhuar nga nxënësit e shkollës “Skënderbeu” në Kaçanik.

3. Ulëse për parkun e qytetit në Kaçanik

Në mungesë të ulëseve dhe nevojës për riparim të atyre të vjetrave, të rinjtë e këtij grupi siguruan ulëset e parkut nëpërmjet këtij projekti. Ata realizuan takime me komunën për marrjen e lejes, biseduan me të rinj dhe promovuan projektin te qytetarët për ruajtjen e këtyre ulëseve. Tani, qytetarët mund të shfrytëzojnë këto ulëse që janë rezultat i angazhimit të të rinjve të vendit.

  1. Ulëse për stacionin e autobusëve në Kaçanik

Shumë nxënës të Vitisë janë detyruar të presin në këmbë si pasojë e mungesës së ulëseve. Grupi joformal bëri blerjen dhe vendosjen e ulëseve në stacionin e autobusëve, po ashtu edhe shportave për mbeturina. Ulëset do  t’i shërbenin të moshuarve por edhe  grupmoshave të reja që do të presin në stacion. Pjesë e aktiviteteve ishin: marrja e lejes nga komuna, diskutime me komunitetin, ngritja e fondeve dhe diskutime për ruajtjen e tyre.

5. Ndriçimi i shkollës së mesme “Skënderbeu” në Kaçanik

Nxënësit e kësaj shkolle dilnin në errësirë kur përfundonte orari i fundit i mësimit. Me realizimin e projektit “Ndriçim për shkollën” janë vendosur më shumë se 4 led lampa të mëdha efiçiente në oborr të shkollës të cilat po ndriçojnë oborrin shkollor dhe kontribuojnë në ngitje të sigurisë. Në këtë projekt janë angazhuar menaxhmenti i shkollës që bashkë me nxënësit bëri ngritjen e fondeve dhe qytetarët që ndihmuan vullnetarisht në instalimin e tyre.

  1. Mini-biblioteka për libra në Pozheran të Vitisë

Mungesa e titujve të rinj të librave është vlerësuar si nevojë e madhe për të rinjtë e Pozheranit. Grupi joformal nga ky fshat ka zhvilluar një fushatë për grumbullimin e librave. Ata mblodhën libra nga shkrimtarë 1, shtëpia botuese “Fleta” e cila dhuroi 50 libra, e qytetarë të ndryshëm rreth 30, libra të cilat më pas janë vendosur në bibliotekën e hapur në shkollën e mesme mikes të Pozheranit. Librat do të jenë në dispozicion për të gjithë nxënësit.

  • Ulëse në stacionin e autobusëve në Viti
  • Pritjeve të gjata në këmbë në stacionin e autobusëve në Viti ju dha fund projekti për ulëse nga grupi joformal i të rinjve të Vitisë. Ata po ashtu shtuan shporta afër ulëseve duke siguruar që ambienti i stacionit të qëndroj i pastër.

    1. Ulëse dhe shporta në fshatin Terstenik, Viti

    Grupi joformal nga ky fshat ka siguruar ulëse dhe shporta për nxënësit e shkollës së fshatit. Në oborrin e shkollës mungonin ulëse dhe shporta për nxënësit. Tani nxënësit mund të pushojnë, po ashtu të hedhin mbeturinat në shportat që qëndrojnë afër ulëseve. Grupi që zhvilloi këtë projekt, arritën t’i rrisin fondet për zhvillimin e projektit dhe zhvilluan sesione informuese me nxënësit për rendësin e kujdesit të këtyre mjeteve.

     Si është ecuria e tij deri më tani?

    Aspekti më i rëndësishëm i projektit është angazhimi dhe qasja proaktive e të rinjve. Ata nëpërmjet vullnetarizmit shikojnë problemet në komunitet me një sy kritik, duke gjetur forma që të kontribuojnë në mënyrë aktive, duke parandaluar problemet, duke ofruar zgjidhje dhe duke zhvilluar një qasje të kontributit në komunitet. Ambasadorët e Vitisë: Elitë Bardhi, Hamit Zeneli,Natyra Sahiti, Lavdim Emini dhe Sahasivar Rexhepi.  Ambasadorët e rinj për komunën e Kaçanikut janë: Albana Fuga, Shend Vishi, Lulzim Bela, Bleona Shehu dhe Nora Trena.

    Cilat janë ambiciet e këtij projekti në të ardhmen?

    Të rinjtë e Kosovës kanë potencial dhe ide. Ata kanë nevojë për organizim, një projekt që u jep mundësinë të rrisin kapacitetet por edhe të praktikojnë këto shkathtësi. FIQ planifikon që të zgjerojë projektin e ambasadorëve të rinj duke krijuar një platformë për vullnetarë, ku gjatë vitit 2017 gjithë të rinjtë e Kosovës mund të aplikojnë me idetë e tyre, të cilat do të përzgjidhen nga ambasadorët, dhe do të implementohen nga grupet joformale. Në këtë formë, ne synojmë që të drejtojmë energjinë e të rinjve drejt ndryshimeve në komunitet!

    admin

    Artikujt e tjetrë