Kulturë

“Bloomsbury” pushteti i sekreteve

Bloomsbury, ishte një grup artistësh, filozofësh e intelektualësh të shquar të Londrës, të cilët njiheshin për jetën e tyre avangarde dhe mënyrën e veçantë të qasjes ndaj përditshmërisë…

Mesazhet e fshehta të dashurisë mes shkrimtares së njohur angleze Virginia Woolf dhe mikeshës së saj Vita West, kanë nxjerrë në pah një tjetër anë të jetës së gruas, që shihet ende sot si më e mira e letrave angleze. Ajo u takua me Vita Sackville-West, gruan e Harold Nicolson në vitin 1922, e cila do të kthehej më vonë në një frymëzim letrar për shkrimtaren e shquar. Romani “Orlando” (1928), i cili trajton identitetin gjinor, është frymëzuar dhe i është dedikuar pikërisht “dashurisë së jetës” së shkrimtares .

Shumë ngjarje janë marrë nga jeta e saj dhe pavarësisht ndjenjave që Vita ushqente për Virginian, ajo pati njëkohësisht edhe të dashura të tjera, shumica e të cilave më të reja në moshë. Virginia e vuajti këtë pjesë. Shpesh ishte xheloze për to dhe ndihej e plakur, jo më e dëshiruar. Pavarësisht kësaj, të dyja ngelën mikesha deri kur Woolf vrau veten në Mars 1941. Vita vdiq 20 vite më vonë. Pikërisht ky duazim i karakterit dhe jetës së Wolf do ta çonte atë drejt një fundi fatal. Por Woolf nuk është personaliteti i vetëm i shekullit të 19-të që ka pasur një jetë të tillë.

Sipas shkrimitarit Joel Lucyszyn grupi i njohur Bloomsbury, ku bënin pjesë intelektualë dhe filozofë të njohur të viteve 40′,50′  dhe 60′ ishte një grup elitar i Londrës, ku lidhjet mes emrave të shquar  ishin në njëfarë mënyre pushteti i fshehur i grupit më me ndikim në shekullin e 19-të. Kjo mënyrë jetese ishte një formë e fshehur përmes shfaqjeve kulturore e qëndrimeve të tyre publike. Disa nga emrat e shquar që ishin pjesë e këtij grupi elitar anglez ishin Duncan Grant, Jogn Keynes, Adrian Stephen, Katherine Mansdield, Dora Carrington, Rupert Brooke, James Stranchey etj., të cilët njëkohësisht u shquan për kontributin e tyre në sfera të ndryshme.

Ata ishin shkrimtarë, piktorë, analistë të cilët ofronin një qasje avangarde për kohën, mbështesnin njëri- tjetrin dhe i jepnin hov një mendimi ndryshe të asaj periudhe.

admin

Artikujt e tjetrë