Lifestyle

“Rudi’s Cake Factory”…ndërthurje e pasionit me shije

Ëmbëlsirat nuk janë thjeshtë një trend, por nëse do të ndalonit me mikeshat tuaja në ëmbëltoren ““Rudi’s Cake Factory”, atëherë do të kuptoni se është më shumë se pasion, një ylber shijesh dhe ngjyrash. Rudina Qosja qëndron mbrapa idesë për të krijuar këtë biznes shumë të këndshëm.

Tashmë keni një adresë të re nëse jeni të pasionuar pas tortave apo ëmbëlsirave të ndryshme. Rudi’s Cake Factory” është vendi më i ri në Prishtinë, ku do të gjeni një pafundësi shijesh, kombinimesh dhe ëmbëlsira shumë unike. Një vend i bukur, i rregulluar këndshëm, por mbi të gjitha ku mund të gjeni ëmbëlsirat më të freskëta, një ide realizuar nga Rudina Qosja. Në një intervistë për revistën Flatra, Rudina na tregon më shumë për këtë pasion të kthyer tashmë në biznes. “Dashuri dhe pasion për ëmbël ka te secili prej nesh. Vetëm që disa zgjedhin t’i hanë dhe disa edhe t’i përgatisin ato. Gjithmonë kam pasur pasion për gatimet në përgjithësi e për ëmbëlsirat në veçanti.”- tregon Rudina. Të gjithë ne në një moment të caktuar kemi dëshirë të realizojëm një tortë, për një ditëlindje apo rast të vecantë, por jo të gjitha ia dalim. Edhe realizimi i tyre kërkon një përkushtim të madh, shumë punë dhe mbi të gjitha fantazi ëpr të kombinuar shije të ndryshme në një ëmbëlsirë të vetme. Por si nisi ideja për të hapur Rudi’s Cake Factory?!

“Në fakt, ideja ka disa kohë që më sillej nëpër kokë, vetëm realizimi më duhet të theksoj se më ka marrë pak kohë. Përveç pasionit për ëmbëlsira, paraprakisht vendosa të investoj në teknika të reja dhe të merrja pjesë në dy  trajnime në Greqi, ku ligjërues ishin pasticierët e shkollave të njohura franceze Ecol Lenotre. Por më duhet të them se një prej faktorëve kryesor ishte familja ime, e cila gjithmonë më kanë inkurajuar për të hedhur një hap të tillë.”- thotë Rudina. Megjithatë pas çdo iniciative të tillë, por edhe pas realizimit të atyre tortave apo ëmbëlsirave që ne zgjedhim në Rudi’s Cake Factory qëndron një sekret… për Rudinën ai sekret është gjithmonë dashuria dhe përkushtimi pas çdo pune. “Prishtina ka shumë variacione sa i përket vendeve ku mund të hahet një tortë e mirë apo ku mund të porositet. Nuk mund të them që jemi më të mirë apo ndryshe, megjithatë atë që mund ta garantoj për klientët është shije e jashtëzakonshme, llojllojshmëri, kualitet e mbi të gjitha shërbim me dashuri dhe ngjyra.”- përfundon Rudina

admin

Artikujt e tjetrë