Letërsi

Nobelisti rikthen 9000 gjermanët

Fituesi i çmimit Nobel, shkrimtari gjerman Gunter Grass vjen në shqip me një tjetër kryevepër, nën shqipërimin e përkthyesit të ndjerë Afrim Koçi.

Bëhet fjalë për romanin e fundit që ai shkroi dhe, pa dyshim, një prej romanëve më të bujshme të letërsisë gjermane. Si thuajse në gjithë veprat e tjera të tij, në fokus është sërish historia e trazuar e Gjermanisë. Por jo më ajo e “fajit gjerman”, që e pat bërë atë të famshëm me trilogjinë e Dancingut, por kësaj here historia e viktimave gjatë luftës së dytë botërore, romani ka në qendër mbytjen në detin Balltik nga një nëndetëse sovjetike, në janar të vitit 1954, të anijes Ëilhelm Gustloff, me 9000 refugjatë gjermanë, kryesisht gra dhe fëmijë.  Bëhet fjalë për katastrofën më të madhe të historisë detare, ku humbën katër herë më shumë jetë njerëzore sesa në rastin e Titanikut, e që megjithatë për më shumë dekada me radhë, askush s’e përmendte.

Por ndonëse i frymëzuar nga në ngjarje e ndodhur realisht, romani “Me hapin e gaforres” si gjithë veprat e Gunter Grassit, ka një strukturë mjaftë komplekse, ku faktet përzihen me fiksionin dhe vetë gazetari që na rrëfen historinë, bashkë me familjen e tij, nuk janë veçse personazhe të Gjermanisë së viteve 2000.

“Mesazhi i Gunter Grassit është se të gjithë gjermanët, por sidomos e majta liberale, duhet të tregohen më të ndjeshëm, jo vetëm ndaj krimeve të kryera, por edhe ndaj viktimave të historisë gjermane, dhe kjo jo për të minimizuar krimin e holokaustit apo për të balancuar një të keqe me një tjetër, por thjeshtë sepse dhe vuajtjet e gjermanëve po ashtu pjesë e realitetit historik”, shkruan The Guardian.

admin

Artikujt e tjetrë