Lifestyle

Një dasmë në dimër

Dasmat në dimër janë të mrekullueshme, është periudha më romantike e vitit, mes dritave festive dhe dhuratave është ideale për tu martuar.

Dimri është pa dyshim sezoni më romantike dhe kjo ndikon që çiftet të zgjedhin të martohen në këtë periudhë. Gjithashtu, nusja dhe dhëndri, do të jenë shumë rehat me veshjet e tyre dhe më e rëndësishmja, nuset nuk do të duhet të shqetësohen për make-up-in që shkrihet nga të nxehtit! Zhvillimi i dasmës në një ditë dimri është diçka e veçantë. Ajo do të shndrit ditët e errëta të dimrit dhe mysafirët tuaj do kenë më shumë gjasa për ta kujtuar atë, sepse dasmat e dimrit janë të pakta, krahasuar me dasmat e verës. Ambientet ku zhvillohen dasmat dhe kompanitë arreduese, për këtë periudhë, ulin çmimet duke ofruar të njëjtin komoditet. Gjithashtu do e keni me të lehtë të prenotoni make up artisten dhe fotografen tuaj të preferuar. Mos harroni zgjidhni detajet festive për të ngrohur atmosferën dimërore. Do keni të gjithë njerëzit që vërtet do doni në dasmën, pasi ka më pak mundësi të këtë përplasje të dasmës tuaj me një tjetër ose me pushimet. Imitoni natyrën dhe merrni me të mirat prej saj. Zgjidhni një peliçe ose diçka të mëndafshtë, që ta vishni sipër fustanit të nusërisë. Zgjedhja e ngjyrës është opsionale, mund të fantazoni pa fund. Krijoni një buqetë të frymëzuar nga stina. Kombinimi i luleve me pishën, boçet dhe pak flokë dëbore do ishte magjepsëse për buqetën tuaj. Tregohuni të zgjuar dhe zgjidhni ushqime që i përshtaten stinës. Përsa u përket pijeve në koktej një ide shumë e mirë do ishte të servirni verë të ngrohtë, kakao ose çokollatë të ngrohtë. Asnjëherë mos lini mënjanë ëmbëlsirat.

admin

Artikujt e tjetrë