Kulturë

Këngët erotike të humbura në përkthim

Shumë muzikantë janë përpjekur të interpretojnë këngët e legjendës franceze Serge Gainsbourg, por askush nuk ka qenë më i suksesshëm se dashuria e jetës së tij, Jane Birkin.

 Kur vdiq Serge Gainsbourg në vitin 1991, atëherë presidenti francez François Mitterrand, vajtoi humbjen e “Baudelaire dhe Apollinaire ynë”, njeriu që “ngriti këngën në nivelin e artit”.

Në një karrierë që përfshinë pesë dekada, Gainsbourg përqafoi gjithcka nga chanson, mambo, ye ye, rege, elektronika e roku, duke inkorporuar vargje që ishin të ndjeshme dhe provokative njëkohësisht. Kompozime që mbeteshin tërësisht unike dhe origjinale.

Pavarësisht se muzika e tij u karakterizua me një dinamikë të prezencës në vitet e 90-ta, fakti që në qarqet anglofone nuk ishte askush që të bënte për Gainsbourg atë që bëri Mort Shuman dhe Scott Walker për Jacques Brel, duke ofruar një pikë hyrëse të punës së tij, me një përkthim të jashtëzakonshëm dhe performancë që risolli një version mahnitës në mënyrën e tij.

Madje edhe në vendin e tij, ku është risjellë nga shumë artistë, asnjëri nuk ka arritur që t’i këndojë në mënyrë origjinale këngët e Gainsbourg.

I vetmi person që ka tentuar t’i afrohet perfeksionit është Jane Birkin, ish e dashura dhe muza e artistit francez, lidhja unike e të cilëve i ka dhënë Birkin një vetëbesim të riinterpretojë këngët në një mënyrë tërësisht origjinale, fillimisht në albumin e 2002 Arabesque dhe tani me Le Symphonique, ku vihet re ndikimi klasik i Gainsbourg.

Sic ka pohuar edhe artistja Birkin: “Shpesh herë Serge përfshinte muzikë klasike nga Chopin apo Brahms për njerëzit që i donte. Ai dëshironte që të na jepte më të mirën edhe pse ishte shumë i mirë edhe kur bënte vet kompozimin e pjesëve muzikore.” Ajo ka thënë se ishte pak e shqetësuar sa I përket vokalit të saj jo dhe aq të fortë dhe se orkestrës gjatë performancës I është dashur që ta shoqëronte me shumë kujdes, megjithatë  rezultatet ishin sublime, duke I dhën një jetë të re jo vetëm muzikës së Gainsbourg, por gjithashtu këngëve që ai kishte shkruar për të dhe aktoren Isabelle Adjani.

Dëshira e Birkin është të gjejë një mënyrë që ta interpretojë muzikën e tij si diçka e lindur nga mirënjohja. “I detyrohem shumë. Nëse do të kisha mundësi do ta interpretoja atë në tërë botën dhe të shfaqja para njerëzve se çfarë tekstshkruesi i mrekullueshëm ishte Serge, pastaj një pjesë t vogël të asaj çfarë më dha ai do të ia kisha kthyer.”

Megjithatë ajo është e vetëdijshme se kjo dëshirë pengohet nga mungesa që ekziston kur bëhet fjalë për jashtë Francës. “Nëse nuk jeton në Francë, jam e sigurt se nuk mund ta kuptosh ashtu siç duhet bukurinë e vargjeve të tij. Variations sur Marilou është poema më erotike, por mendoj që nuk e kuptojnë.”

Serge Gainsbourg, mbetet një nga artistët më të njohur dhe më origjinalë të Francës dhe jo vetëm. Stili i ndryshëm muzikor dhe individualiteti i tij e bën të vështirë kategorizimin e trashëgimisë së tij artistike dhe shpesh konsiderohet si një nga muzikantët më të njohur në botë.

 

 

 

 

admin

Artikujt e tjetrë