Gruaja

Gruaja më e pikturuar në botë

Gruaja e famshme e kabaresë franceze, Suzy Solidor, ishte imazhi i viteve të 30-ta, që zgjoi kureshtjen dhe imagjinatën e artistëve anekënd botës, duke u bërë subjekti i veprave të shumta artistike.

Ylli francez i kabaresë Suzy Solidor ishte në një kohë epiqendra e botës. Rreth 225 artistë kanë vënë në kornizë magjeposjene tyre për Suzy Solidor, përfshirë këtu Tamara de Lempicka, Jean Cocteau, Francis Bacon, Man Ray dhe Francis Picabia. Ylli i kabaresë franceze, ishte epiqendra e botës në vitet e 30-ta, edhe pse ajo këndonte më shpesh këngë eksplicite. Sot, megjithatë këngëtarja  nuk është se njihet aq shumë nga publiku i gjerë. Madje ajo mund të konsiderohet për ato vite si Kardashian që njihen sot, por gjithnjë më e  sofistikuar dhe shumë larg vulgaritet të cilin e hasim sot tek të njohurit botërorë. Madje pikturat që portretizonin atë kanë qenë aq të famshme, si selfiet e yjeve sot. Solidor ishte e vetëdijshem për imazhin e saj të shumëkërkuar duke e shndërruar këtë portretizim që i bëhej figurës së saj në një komoditet të zakonshëm.

Ajo u largua nga shtëpia në moshën 17 vjeçare, duke dalë vullnetare si ngasëse e ambulancës gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pastaj vendoset në Paris, ku bëhet projekti i përkëdhelur i një tregtareje antikesh, që ishte lesbike. Solidor e hapi klubin e vet të natës në vitin 1932, por pasi vazhdoi punën edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u akuzua si bashkëpunëtore e armikut dhe pasuria e saj do të fillonte të tkurrej. Solidor rikthehet në Francë dhe rihapë një klub të ri në Cote d’Azur. Më vonë gjatë jetës, ajo filloi të vishej si burrë dhe kërkonte që t’i drejtoheshin si “admiral”. Aktorja dhe producentja Jessica Walker, e cila ka realizuar dhe performuar në një shou që i ka dedikuar Solidorit, me titull “All I Want is One Night”, thotë se Solidor ishte pjesë e përditshme e titujve të shou bizit të atëhershëm dhe ishte e angazhuar edhe në disa role të vogla për filma të ndryshëm.

Rikthimi i saj si “admiral”, sipas Walker i përket më shumë një lloj maske që ajo i vuri vetës, duke tentuar kështu të fshihte kilogramët e tepërta, të cilat i fitoi pas moshës 50 vjeçare, sepse e dinte se kostumet e meshkujve ishin diçka që i tregonin një figurë më të mirë. Sidoqoftë, Solidor mbeti imazhi dhe frymëzimi i shumë artistëve për siluetën e saj të bukur femërore dhe muzën e emrave të njohur të skenës. Vdiq në vitin 1983 dhe 40 nga pikturat e saj janë ende të ekspozuara në muzeun Haut de Cagnes ku ende duket imazhi i gruas gjithmonë në formë, sirenë e asaj periudhe, pastaj kemi pamjen prej djaloshi të pafajshëm dhe glamurin Amazonian. Admirali i pensionuar mund të mos jetë një nga fytyrat më të preferuara të saj, që t’ia tregojë botës, por ishte një nga qindra sosh për gruan më të pikturuar në botë.

admin

Artikujt e tjetrë