Lifestyle

Butrint Ahmeti…drejt realizimit të ëndrrës

Si çdo numër të Flatrës, edhe kësaj radhe një hapësirë për fëmijë të talentuar si Butrint Ahmeti, djaloshi nga Shtimja, i cili po cilësohet si një fenomen në futbollin kosovar, por jo vetëm. Vetëm 13 vjeçar, Butrinti ka arritur që nëpërmjet talentit dhe punës së tij të përkushtuar të jetë disa herë kampion, aktualisht po luan në një prej skuadrave të njohura, në Kosovë, 2 Korrikun nga Prishtina Butrinti, ku është në pozitën e mesfushorit dhe mbart numrin 7 në fanellë. “Futbollin e kam dashur gjithnjë, ndërsa kam filluar të luaj në moshën gjashtë vjeçare në klubin 2 Korriku, ku edhe tash jam pjesë e këtij klubi nëpërmjet të cilit kam arritur shumë suksese si kampion i Ballkanit në Izmir Cup 2015, Kampion i rajonit të Prishtinës si dhe Kampion i Kosovës tash e dy vote radhazi, kampion në turneun ndërkombëtar Belasica Kupë në Strumnicë të Maqedonisë. Mendoj se të gjitha këto suksese i kam arritur falë punës së palodhshme të trajnerëve tanë Besim Ademi, Mustaf Pronaj dhe Labinot Haziri, të cilët i falënderoj që na kanë mbështetur dhe qëndruar pranë.”- thotë Butrinti.

23795295_1823853704292691_9218101999148327442_n

Sigurisht që pas këtij suksesi të madh, edhe pse vetëm 13 vjeçar, duket se Butrinti ka përpara vetës një të ardhme shumë të ndritur. Një lajm i mirë jo vetëm për atë, por për të gjithë ne. Sapo ka kaluar të gjitha testimet që i ka bërë akademia e klubit me famë botërore Borussija Monchenladbah, dhe i ka kaluar të gjitha me sukses dhe shumë shpejt pritet të jetë pjesë e këtij klubi. “Butrinti është një lojtar me shumë perspektivë, me një të ardhme të ndritur në futbollin vendor, por edhe atë ndërkombëtar, ku është dëshmuar me kalimin me sukses të provave të klubit të njohur  Borussija Monchengladbah. Në adresë time, pas suksesit të Butrintit , më kanë ardhur  shumë oferta edhe nga klube tjera të njohura si Panathenaiakos, Olimpik Marsei. Porto, Benfika dhe Lugano e Zvicrës, por për shkak të moshës së  lojtarit jemi në bisedime se si të gjendet një zgjidhje që djali të transferohet sa më shpejt në një nga keto ekipe pasi qe rregullat e FIFA-s nuk e lejojnë për momentin.”- shprehet menaxheri i tij, Leonard Pacarada.

Pasioni dhe dashuria për futbollin po e çon drejt ëndrrave të mëdha, të luaj në ekipet e njohura botërore, të prek fushën e gjelbër, ku kanë luajtur edhe yjet e futbollit dhe Butrinti është gati për sfidat e radhës, për të dhënë maksimumin nga vetja, për të bërë krenar, familjen e tij, trajnerët, skuadrën, por edhe Kosovën.

admin

Artikujt e tjetrë