Gruaja

Vetëm ti mund t’i japësh kuptim jetës

Në kohën e Kardashianëve bëhu Audrie Hepburn – në kohën e “gangsta-reperave” bëhu Henry Ford!

Nga Arjeta Spahiu

Një adoleshent me karakter ende të paformuar, tru si sfunxher e konfidencë të lëkundshme – është sfidë për prindër për ta rritur në një rreth acidik e paragjykues, nën influencë të instagramit, FBsë e snapchatit ku nuditetit, “sex apeal” dhe “gangsta” style mbizotrojnë. Për prindër sfida më e madhe jetësore është të kenë fëmijë të shëndoshë shpirtërisht, fizikisht e mentalisht, dhe çdo sukses apo mos-sukses të fëmiut e akceptojnë si vetanak. Vetë-vrasjet, vrasjet, e përdorimi i drogës nga adoleshentët janë evidente në Kosovë dhe kjo më shtynë të vendosem në vend të këtyre prindërve që janë sfiduar me më të keqen dhe për më tepër janë nën “opinionin linçues publik” të cilët paragjykojnë dhe fajsojnë ekskluzivisht prindërit. Është e pamundur si prind të mos ndjehesh fajtor e të pyesësh veten se si nuk i ke parë shenjat e depresionit, pakënaqësisë dhe vuajtjes shpirtërore të fëmiut.

Për të gjithë prindërit që përballen me vështirësi të çfarëdo lloji, një gjë duhet kuptuar: fëmijët tuaj janë persona në vete, nuk janë ju apo bashkëshorti/ja juaj. Si prind çfarë mund të bëni është të jepni shembullin më të mirë – veten tuaj, por shembulli që ju do jepni nuk do të përceptohet njejtë nga secili fëmijë. Sigurisht e dini storjen e dy fëmijëve dhe prindit plangprishës. Njëri fëmijë është bërë tejet i suksesshëm e tjetri është bërë po sikurse prindi plangprishës. Kur e pyesin fëmiun plangprishës se pse është bërë i tillë, ai thotë: “kam pasur model prindin tim”. Kur e pyesin fëmiun e suksesshëm, ai përgjigjet: “ kam pasur model prindin tim dhe nuk kam dashur të bëhem si ai”. Një prind – një mostër – dy fëmijë me përceptime të ndryshme.

Secili adoleshent do të përballet me marrjen e vendimeve herët ose vonë, e ju si prindër nuk do të jeni pranë tyre çdoherë pasiqë është fizikisht e pamundur. Madje as që do të duhej të aspironit një gjë të tillë pasiqë fëmijët duhet të pavarsohen, e pavarësia vjen me vendime personale, e me vendime personale vjen edhe përgjegjsia për pasojat. Është normale të gabohet por idealja është se duhet mësuar prej gabimeve, por jo gjithmonë mbizotëron mendja racionale për të bërë një gjë të tillë.

Shembullin më të mirë mund të jepni si prindër kur arrini sukses përmes punës e jo favoreve, kur jeni të pavarur ekonomikisht, kur u tregoni fëmijëve se paraja e lehtë vjen me pasoja të rënda, e kur e merrni bukurinë fizike si relative (llotari gjenetike!) dhe jo obsesion. Dita më ditë dëgjojmë shqetësimet emocionale të adoleshentëve nxitur nga përceptimet e “trupit perfekt”. Një mendje e brishtë siq është ajo adoleshentëve përballet me luhatje të vetëbesimit dhe fillojnë të kompleksohen me dukjen e jashtme, apo aspirojnë lookun e gangsterave. Me imazhet e postuara në faqet personale të instagramit apo FB, vijnë edhe linçimet publike ku etiketohen dhe paragjykohen nga vetë adoleshentët. Kjo shpien tek problemet psiko-sociale si: izolimi, vetmia, ankthi, vetëbesimi i ulët, e herë herë mendimet vetëvrasëse.

Ajo që është më se e pa kontestueshme është influenca që ka rrethi, mediat e TV-te tek adoleshentët. TV-të dhe mediet tona nacionale u servojnë adoleshenteve si shembull “paranë e lehtë” përmes profesioneve “alla kardashian” apo “gangsta-reperave”. Kardashianët janë bërë mekanizëm influencues në botë duke targetuar tek audienca drajvin primar – seksin. Ska asgjë të rë këtu pasiqë nuditeti, prostitucioni qoftë i femrave apo meshkujve është profesioni më i lashtë – derisa ekziston shërbimi d.m.th ekziston edhe kërkesa. Nuk ka nevojë as të paragjykojmë prostitucionin apo shërbimet e eskortave/sponzorushave pasiqë është biznes, e në shumë shtete madje biznes i legalizuar. Njejtë është edhe me disa repera kur lirika e këngëve të tyre sillet e pshtillet rreth marihuanës, seksit me adoleshent edhe parasë ilegale. Nuk ka nevoj të paragjykojmë askë e as të shesim moral, pasiqë të rriturit mund të bëjnë ç’të duan (mbrenda kufijve ligjor!) por është përgjegjsi e medieve të mos i ngatërrojnë këto “profesione” me art, dhe të servohen si shembuj suksesi tek adoleshentët. Kjo është ajo përgjegjsia që përpos prindërve, rrethit familjar e shkollës kanë edhe mediet, portalet, e TV-të, pasiqë nëse i japin hapësirë dhe merren si shembuj të suksesshëm këto dukuri negative, adoleshentët do të influencohen të ndjekin po atë rrugë.

Adoleshentëve të zhytur në vertigo-n e “kardashianëve e gangsta reperave” u nevoitet katalizator që të aspirojnë të bëhën autentik e inovativ si “Audrie Hepbern, Marie Curie, Henry Ford e Andrew Carnegie”. Ky katalizator janë prindërit, mësuesit, TV e media – edhepse barra e përgjegjsisë së veprimeve prapseprap ngelë me secilin individ qoftë ky edhe adoleshent.

Sartre lidhur me ekzistencializmin thotë se ekzistenca është imperfekte dhe se ne jemi zgjedhjet tona, e më tej shton se: “Mvaret nga TI që ti japësh kuptim jetës”.

admin

Artikujt e tjetrë