Gruaja

Muza e viteve të 60’

Në moshën 16 vjeçare, Marianne Faithfull u bë e njohur derisa po festonte në një ndeje me miqtë e saj dhe vazhdoi rrugën e suksesit bashkë me  Mick Jagger. Adoleshentja që u bë një muzë për Rolling Stones, para se të fillonte karrierën si këngëtare dhe një prej tekstshkrueseve më të mira të artistëve të njohur. 

Në kulmin “revolucionit” në muzikë, modë e mënyrë të jetesës, në Londrën e vitit 1960, artistja e re dhe tekstshkruesja, Marianne Faithfull e gjeti veten në një klub nate në Soho të quajtur Vesuvio, bashkë me të dashurin e saj Mick Jagger. Ky vend ishte i njohur për frekuentimin nga njerëz të artit dhe superstar të asaj kohe dhe Faithfull ishte në kohën dhe vendin e duhur.

“Ishte një nga vendet më të njohura, ku mblidheshin të gjithë hipsterat e Londrës”, shkruan Faithfull në memoarin e saj “Memories Dreams and Reflections” (2007). “Të gjithë Bitëllsat, shumica e Stonsave, disa nga Who, kitaristë, basistë, të gjithë që ishin dikush, ishin aty. Ndërkohë e tërë atmosfera ishte e lidhur me LSD.”

Faithfull në shumë mënyra ishte posteri me sytë e gjelbër të mëdhenj, që në një farë mënyre ishte imazhi I viteve të 60-ta: periudha e artë, e stilit të guximshëm dhe mundësive të pafund. E lindur në Hampstead (bija e një agjenti ushtarak anglez dhe e nënës me origjinë nga aristokracia austro hungareze), ajo ishte zbuluar kur ishte vetëm 16 vjeçare nga menaxheri I Rolling Stones, Andtreë Loog Oldham. Singli i saj i parë As Tears Go By (shkruar nga Jagger dhe Oldham me kitaristin Keith Richards), e vuri atë në piedestalin e muzikës së asaj kohe.

Suksesi ishte i paparë në atë dekadë.  Sëinging Sixties (dekada e stilit dhe revolucionit ne art e vitit 1960) solli “dashurinë e lirë”, rok ‘n rolllin dhe substancat eksperimenatel narkotike dhe Faithfull ishte në fillimet e saj të suksesit dhe rrugës drejt planeve më të mëdha. E talentuar, e arsimuar dhe e bukur, e cila kishte realizuar një punë artistike tashmë në Angli, Francë dhe Gjermani, që ishte në rrugën e Stonsave dhe të Anita Pallenberg, (një tjetër muzë e kohës dhe nganjëherë rivale e saj në dashuri).  Në të njëjtën kohë ekziston një brez tjetër në Angli, ai që paragjykonte dhe nuk ishte dakord me këtë mënyrë jetese të këtyre të rinjve të çuditshëm.

Marianne-Faithfull

Standardet e dyfishta

Derisa Jagger dhe shumë artistë të tjerë në atë kohë, akuzoheshin për posedim dhe përdorim të substancabve narkotike edhe nga institucionet përkatëse, ata nuk paragjykoheshin dhe nuk “hidhej gurë” mbi ta, siç ndodhte me artistet gra. Në rastin e Faithfull, ajo u trajtua në një mënyrë krejtësisht tjetrër nga shoqëria, siç shkruan më vonë në librin e saj “si e përdalë dhe nënë e keqe”.

Në vitin 1970 ndahet nga Jagger dhe pas dështimit spontan në shtatzënisë dhe humbjes së kujdestarisë për fëmijën që kishte nga martesa me ish-bashkëshortin, artistin John Dunbar.

Nga këtu fillon rënia e artistes, duke prekur fundin, megjithatë ajo shkruan se “Njerëzit kujdeseshin për mua. Kam mësuar se qenia njerëzore është e mirë. Këtë nuk e kisha mësuar nga jeta, që bëja në vitet e 60-ta. Ishte shumë intriguese dhe njerëzit ishin mizorë ndaj njëri-tjetrit. Kam jetuar rrugëve përgjatë dy vjetëve, por ishte më mirë se të rrija në shtëpinë e nënës dhe të vihesha nën shënjestrën e saj thumbuese”.

Megjithatë ajo ia doli që të mbijetonte, nga tentimi për vetëvrasje, varësia nga alkooli dhe narkotikët,  të na rrëfejë këtë histori përmes paraqitjeve të saj në publik dhe librit me kujtime, të botuar në vitin 2007.

Karriera e saj muzikore i ka rezistuar kohës, e ndryshimeve përgjatë 50 vjetëve të fundit; ajo aktualisht është duke e realizuar solo albumin e 21-të me radhë.

admin

Artikujt e tjetrë