Arte Pamore

“Pa titull”… ekspozita e Zeni Ballazhit në Tiranë

Artisti Zeni Ballazhi do të hapë ekspozitën personale në Galerinë Kombëtare e Arteve të Shqipërisë “Pa titull”. Artisti i logos 100 vjet Pavarësi, më 29 Nëntor, dedikuar natës së gjatë të muzeve, propozon për publikun shqiptar dhe të huaj, përpiqet që nëpërmjet artit të rindërtojë shpirtërisht unitetin e njeriut, t’i rijap atij energji dhe tension, për të transformuar raportin e tij personal me botën. “Koncepti i artit përqaset me nevojën për të futur të gjithë elementet e gjallë në raport me botën dhe komunikimin ndërmjet tyre, pa privilegjuar asnjë…”shprehet Ballazhi.
Në vizionin e tij mbi artin bashkëkohor artisti është koshient se ndikimi i realitetit që e rrethon, tek artistit është mjaft i rëndësishëm dhe se ai vlerëson artin tek emocioni që ai i transmeton publikut si edhe tek profesionalizmi që artisti shfaq përmes disa mediumeve si: video-instilacion, pikturë, disenjo, fotografi, skenografi filmi dhe teatri, kostumografi, land art.

23755587_1978113169103429_5783750041737044517_n
Ekspozita do të inaugurohet në orën 18:00.
Në mbrëmjen e “Natës së Bardhë”, deri në orët e para të mëngjesit publiku do të ketë mundësi të vizitojë të gjitha sallat e Galerisë Kombëtare të Arteve, siç është linja muzeale me krijimtarinë e artistëve të traditës si: Kol Indromeno, Simon Rrota, Ndoc Martini, Spiro Xega, Zef Kolombi, Vangjush Mio, si dhe tablotë me vepra të artit të propagandës komuniste që u realizuan në Shqipëri nga viti 1944-1990. Në dy salla të veçanta të Galerisë, gjatë Natës së Bardhë, do të vazhdojnë të jenë të hapura dy ekspozitat e përkohëshme: Kotësia e Dallime të Vogla” nga Grayson Perry dhe ekspozita e artistes së njohur gjermane Rosamarie Trockel.

admin

Artikujt e tjetrë