Lifestyle

Një dashuri për bimët dhe natyrën

Kultivimi dhe mbledhja e bimëve është një proces që kërkon punë, vullnet dhe mbi të gjitha dashuri për natyrën dhe të mirat e shumta të saj. Duke qenë se Kosova shquhet për bukuri të cilat ende nuk kanë arritur të cenohen nga njeriu, të mirat që na ofron kur bie në duart e atyre që i vlerësojnë, rezultatet janë mahnitëse dhe të mirëseardhura edhe në zhvillimin përgjithshëm ekonomik ë vendit. Agroproduct, është njëra prej kompanive tona e cila që nga themelimi i saj në vitin 2012, ka arritur të jetë lider për rezultatin e suksesshëm në sektorin privat. Aktiviteti i kësaj kompanie përfshinë kultivimin e bimëve aromatike dhe erëzave për ushqim, mbledhjen spontane nga natyra dhe përpunimin e tyre në mënyrë profesionale, duke pasur parasysh gjithmonë mbrojtjen e ambientit. Halit Avdijaj është pasardhësi dhe trashëguesi i kësaj kompanie, Agroprodukt Syne, i cili me angazhimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin ndaj punës, ka arritur që të bëjë një menaxhim shumë profesional dhe të suksesshëm të kompanisë dhe të radhitet ndër më të mirët në vend dhe më gjerë.

Panairi ne Nurnberg

Funksioni dhe veprimtaria e Agroproduct

Funksionimi i këtij gjiganti daton më herët dhe përshkohet nga ngritje të vazhdueshme si të cilësisë së produktit ashtu edhe të punës. Kompania “Agroproduct”, që nga viti 2002 zhvillon aktivitetin e mbledhjes se bimëve mjekuese spontane dhe frutave malore nga natyra dhe njëkohësisht është duke e bërë edhe kultivimin e një numri të caktuar të bimëve të cekura më lartë. Që nga themelimi i saj e deri më sot, kjo kompani ka shënuar një transformim dhe zhvillim sa i përket sasive të vjela si dhe zbatimit të praktikave dhe plotësimit të standardeve të nevojshme, me qëllim të sigurimit të një vjeljeje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme.Sot Agroproduct është në kërkim të zbatimit të një sërë masash, të cilat synojnë gjithnjë drejtë rritjes së cilësisë. Ky standard ka ndikuar që  në Kosovë të kemi fillimisht një studim të zonave ku mund të bëhet mbledhja e këtyre bimëve dhe pastaj inventarizimin e tërësishëm të bimëve mjekësore dhe frutave malorë në, të cilat i gjejmë në pjesë të ndryshëm të vendit tonë.

Përvec kësaj kompania me qëllim të zhvillimit sa më të suksesshëm të këtij aktiviteti dhe shtrirjes së standardit dhe prodhimtarisë organike të BE 837/2008, në tërë territorin e Kosovës, ka bërë ndarjen e zonave ku rriten këto bimë, në 5 sosh, të cilat janë certifikuar nga ekipi certifikues “Albinspekt.” Ndarja e zonave dhe veprimet e menaxhimit janë bërë në përputhje me kuadrin ligjor dhe vendimet e mëhershme te kompanisë për zonimin e zonave të vjeljes spontane, ku është formuluar një propozim për ndarje të këtij territori në 5 zona.

06.Aguliqe e kultivuar

Në formulimin e këtij propozimi zonimi, janë marrë parasysh edhe veçoritë specifike të zonave dhe mundësia e qasjes ne to, ndërsa tani ka filluar projektin investiv, që është objekti i ri përpunimi dhe deponimi në sipërfaqe prej 2800 m² ku do të investohen në këtë hallkë përpunimi edhe linja të reja të përpunimit, në një vlerë prej 1.2 milion euro. Në vazhdimësi duke investuar në zinxhirin furnizues tek qendrat grumbulluese ( 46 sosh) në pajisje, tharëse horizontale, ku deri tani ka kaluar shifrën investive të 2 milion eurove dhe bashkë me investimet e bëra në kompani, e kalon vlerën investive të 7 milionëve, për të mundësuar një furnizim cilësor me bimë mjekësore dhe aromatike si dhe një kultivim organik të këtyre bimëve me rregullat dhe

standardet e BE-së. Duke u nisur nga fakti që sektori i BMA-ve kishte shkëputje në një periudhë 30 vjeçare, pasi më parë ky sektor në kohën e ish-Jugosllavisë,në Kosovë ishte i organizuar përmes kooperativave bujqësore dhe me prishjen e situatës politike, që nga viti 1991 popullata shqiptare nuk kishte marrë pjesë në grumbullimin e BMA, kjo shkëputje në njërën anë i kishte bëre mirë këtij sektori duke u rritur kapaciteti i BMA-ve për 30 vite të mos shfrytëzimit të tyre,  por në anën tjetër ishte një detyrë shumë e vështirë për AP, për të organizuar dhe trajnuar mbledhës të ri në moshë për mbledhjen e bimëve. AP filloi organizimin nga zeroja në një sistem krejt të ri duke e aranzhuar sektorin nga e para, tashmë me një sistem krejt të ri që përmbush të gjitha kriteret dhe standardet evropiane.

admin

Artikujt e tjetrë