Lifestyle

Në “Traditë”… ku vera prodhohet me pasion

Mosha është më e mira në katër gjëra: druri i vjetër për t’u djegur, vera e vjetër për t’u pirë, miqtë e vjetër për t’iu besuar dhe shkrimtarët e vjetër për t’i lexuar.

 Foto: Shpend Maliqi

 Vjeshta është një nga stinët më të bukura në Rahovec, ku duket se frutat dhe perimet bëjnë ligjin në këtë pjesë të Kosovës. I njohur tashmë si vendlindja e verërave më të mira të Kosovës, Flatra, udhëtoi drejt kantinës “Tradita”, në fshatin Radoste, pikërisht në kohën e vjeljes së rrushit dhe përgatitjes së tij për fazën e parë të prodhimit të verës. Hamdi Kastrati nga kantina “Tradita” na tregon vreshtat ndërsa thekson se ky ka qenë një vit shumë i mirë sa i përket cilësisë së rrushit. “Prioritet i punës në kantinë është prodhimi i verës nga varietetet që historikisht janë kultivuar në rajonin vreshtar të Rahovecit. Prodhimi i verës cilore fillon me punën në vreshta dhe planifikimin e rendimentit në hardhi, më pas vjelja e selektuar e rrushit.”- shprehet për revistën, z.Kastrati.

Rrushi i pjekur mirë vilet me dorë, duhet gjithsesi në mëngjes herët për tu transportuar më vonë në kantinë, ku në mënyrë shumë të kujdesshme bëhet edhe një selektim i dytë dhe pastaj ndahen kokrrat nga kalaveshi, duke i hedhur në një fuçi inoksi për përgatitjen e procesit të fermentimit. Gjatë procesit të fermentimit alkoolik, temperatura e bërsisë kontrollohet dhe rrushi fermentohet në temperaturat 26-28 C. Duhet të theksojmë se fermentimi alkoolik i rrushit tentohet te ndihmohet me tharmë natyral, të cilin rrushi e përmban në vetvete dhe kjo ndihmon në procesin fermentimit alkoolik apo shndërrimin ne sheqerit te rrushit ne alkool . Pas këtij procesi, i cili zgjat nga 10-20 ditë, bërsia e rrushit shtrydhet ne mënyrë te kujdesshme me prese te bute ne presion ta ajrit dhe bartet ne fuqi te pastër. Prej këtij momenti fillon procesi i dytë shume i rëndësishëm për konsumatorin e verës që njihet si procesi i fermentimit malolaktik i cili proces zgjat 8 deri në 10 ditë, këtu acidi i malik zbërthehet i acidit malik në acid laktik dhe ky proces ju jep verërave shijen e butë, harmonike dhe elegante. Pas këtij procesi verërat barten në fuqi druri të përbërë nga lisi, ku për vera piqet në një periudhë kohore 12-17. Pastaj verërat mbushet në  shishe dhe mbyllen me tapë druri natyral, lihen në temperaturë të kontrolluar në një periudhë kohore deri në 6 muaj dhe pastaj plasohen në treg.

Tashmë është e njohur që kantina TRADITA prodhon një nga verërat më të veçanta në Kosovë, qe karakterizohen me shije autentike vendore, pra është një kantinë e cila përkujdeset deri në detaj në prodhimin cilësor të verës.

Llojet e verave te cilat prodhohen ne kantine:

Vera Ilirida prodhohet nga varieteti i rrushit autokton Prokupe, por njihet edhe si Dibrak, dhe Zerçan është e verë e thatë. Karakteristike  eketi8j  varieteti është qe ende kultivohen ne mënyrën e lashte, ne rreshta te ngushte dhe pa shtylla qe me se mire pasqyron lashtësinë dhe kulturën e prodhimit te rrushit te këtij regjioni, ne ketë sistem te kultivimit te hardhisë te gjitha punët ne vreshta kryhen me dore, duke fillua nga punimi i tokës, krasitja dhe te gjitha punët tjera te domosdoshme ne veshtë. Ky varietet njihet si një ndër hardhitë më të vjetra në Ballkan, i kultivuar dhe i përhapur qysh nga koha ilire (në popullatën shqipfolëse është e njohur si hardhia ilire, pasi që kjo hardhi  ka qenë e përhapur në territoret e lashta Ilire. Vjelja e rrushit është bërë nga fermerët e pasionuar pas këtij varieteti, vjelja bëhet me dorë dhe rrushi klasifikohet me shumë kujdes.

Vera VRANINA – prodhohet nga varieteti Vranac& Vranç, specialiteti tipik Kosovar i kultivuar në thellësinë e regjionit vreshtarë të Rahovecit, në tokat e pasura me minerale dhe guaca të lashta me miliona vjet. Kjo verë karakterizohet me ngjyrë të kuqe rubin, në të kuqe të errët, me shije frutore me aciditet të butë, tanin me përmbajtje të integruar harmonike. Veçohet me aromë të manave të kuqe dhe manaferra të pjekur. Rekomandohet të shërbehet me mish gjedhi dhe meny ballkanase, djathë. Shërbehet në Temperature: 16-18 ° C

DRINIA – specialiteti i Lugut të Drinit të Bardhë. është një përzierje e verës nga varieteti Prokupa, Vranac dhe Cabernet Sauvignon. Maturimi i verës është bërë në fuçi çeliku, dhe karakterizohet me ngjyrë të kuqe dhe aroma të frutave të kuqe, si qershia, frutave të malit. Përmbajtja e tanineve është e lartë, por në shije e bute dhe harmonike. Rekomandohet të shërbehet me ushqim të pjekur në skarë. Shërbehet në Temperatura: 16-18 ° C.

admin

Artikujt e tjetrë