Lifestyle

Të ushqehemi shëndetshëm

Sekretet për një lëkurë të pastër, për flokë të shëndetshëm dhe për dhëmbë të bardhë, janë pikërisht në kuzhinën tuaj.

Provoni karavidhe

Sepse ju bën të bukur. Përveçse ju bën mirë, nivel të ulët të yndyrës në proteina(çelësi për rritjen e flokëve të shëndetshëm),ky butak përmban sasi të lartë të zinkut, një mineral i cili ndihmon në parandalimin e akneve dhe forcon sistemin imunitar. Gjithashtu përmban vitaminë B, e cila i jep shkëlqim flokëve.

Sasi të vogla farash (luledielli, kungulli)

Këto fara antioksidante janë të pasura me burime të mëdha të vitaminës E dhe Omega-3, acide yndyrore që bëjnë lëkurën dhe flokët shumë të shndritshëm. Ndihmojnë në pamjen tuaj dhe në dallim nga farat e lirit, nuk kanë nevojë të jenë bazë për vajrat e tyre.

Gatuani karçof

Përmban shumë fibra dhe një karçof furnizon me 25 përqind energji trupin e një të rrituri. Gjithashtu detoksifikon trupin dhe e pastron nga papastërtitë. Rezultati? Sigurisht një lëkurë më rrezatuese. Karçofi përmban një anti-oksidant që redukton inflamacionin në të gjithë trupin, kështu që lëkura juaj do të duket më e shëndetshmë dhe më pak e kuqe.

Hani luleshtrydhe

Ky frut i ëmbël përmban vitaminë C, një anti-oksidant që stimulon prodhimin e kalogjenit dhe zvogëlon dëmin nga radikalet e lira, molekulat e këqija që i shkaktojnë lëkurës plakje të parakohshme. Luleshtyrdhet gjithashtu përmbajnë acide natyrore që ndihmojnë për të hequr njollat e dhëmbëve. Këshillohen edhe kivi, boronica dhe portokalli.

Piqni disa patate të ëmbla

Plot fibra dhe shumë të shijshme. Përmban vitaminë A, anti-oksidantë që e mban lëkurën shumë të pastër, të freskët dhe të butë. Përbërëse kryesore e disa recetave për puçrra dhe tek kremrat anti-rrudhë. Këshillohet edhe karota dhe domate.

Provoni manat e kuqe

I njohur si një super-frut. Është plotë me acide yndyrore omega-3 dhe me anti-oksidantë (ka më shumë pushtet ndaj radikaleve të lira, se sa një gotë vere të kuqe). Edhe pse është e vështirë të gjendet, përveçse në Brazil.Por shumë kompani shesin kapsula, akullore me lëng frutash dhe produkte të tjera, që kanë si përbërës këtë fruit.

Hani salmon

Një nga burimet për një lëkurë të bukur është edhe acidi yndyror omega, salmoni ul inflamacionin, në mënyrën më efektive se çdo ushqim tjetër. Redukton rrudhat dhe rrit shkëlqimin e lëkurës. Nëse në dietën tuaj do të shtonit edhe peshkun yndyror, do të fitoni vetëm bukuri. Gjithashtu këshillohet edhe skumbri dhe sardelet.

Hani thjerrëza

Drithërat përmbajnë vitamina B-komplekse, e cila redukton yndyrën e tepër në flokë dhe lëkurë, si dhe i jep shkëlqim. Ndryshe nga drithërat e tjera, thjerrëza nuk përmban gluten, duke neglizhuar në këtë mënyrë irritimet e lëkurës nga alergjitë e ushqimeve.

Gatuani lakër jeshile

Gatimi i perimeve të gjelbra me gjethe ofron shumë fibra, për një lëkurë të pastër, dhe vitamina A dhe C, të cilat reduktojnë rrudhat dhe njollat e lëkurës. Lakra e gjelbër, për më tepër përmban edhe lutein, e cila ndihmon në pastrimin dhe shkëlqimin e syrit. Gjithashtu këshillohet edhe spinaqi.

Përdorni probiotik

Probiotikët ndihmojnë në pastrimin e organizmit dhe në tretjen e ushqimit, si dhe në pastrimin dhe shkëlqimin e lëkurës. Studimet gjithashtu tregojnë se, përveç tretjes, kosi ndikon edhe në humbje në peshë.

admin

Artikujt e tjetrë