Lifestyle

E kuqja dhe format gjeometrike

Pak kohë na ndajnë deri në fillim të vitit 2018, por dizajnerët, brendet dhe arkitektët kanë vendosur që tani se cilat do të jenë tendencat e reja rreth arredimit dhe dekorimit.

Si do të jetë atëherë shtëpia e 2018-tës ? Padyshim me nostalgji për të kaluarën, për retron, të vjetrën, “intelektuale” dhe shik. Ju sjellim disa nga trendet e 2018-tës dhe ju mbetet veçse të zgjidhni të preferuarin tuaj.

Mobilje të kuqe 
Është një nga trended më të forta që vjen nga sfilatat dhe që ka kolonizuar modën e arredimit dhe design-it . E kuqja, baroke, skandinave moderne, country – është ngjyra must që nuk duhet të mungojë në 2018. Zgjidheni dhe nuk do gaboni.
Tunxhi 
Shtëpia e 2018 ka cilësuar tunxhin si materialin më të vlefshëm. Me ngjyrë më të mbytur, i rafinuar, më një prekje mashkullore, perfekt për aksesorë, drita, por dhe perfekt për t’u përdorur me kurajo dhe në sipërfaqe më të mëdha. Nuk është për të gjithë, por ja vlen të admirohet.

Stili retro’
Pyesni veten kush do të jetë stili i arredimit për vitin 2018 ? Padyshim stili retro’. Bëhuni gati të rekuperoni mobiljet e vjetra që keni në shtëpi, ose të shtëpia e gjyshes.

Lule oversize 
Të pëlqejnë lule në letër muri apo tapet ? Viti 2018 është viti perfekt për të guxuar dhe për të shndërruar stëpinë në një oborr të brëndshëm.

Tavolina mermeri 
Mermeri është një nga materialet më të dashura të sezoneve të fundit dhe konfirmohet i tillë dhe për vitin 2018. Në veçanti ai është rizbuluar si suprinë për tavolina të mëdha dhe skenografike, i errët, i hapur, uniform, me venatura, sipas dëshirave të gjithsecilit.

Tualet vintage 
Harroni mobiljet me porosi, moderne, lineare dhe të drejta: tualeti i 2018 është vintage, i thjeshtë, me karakter por pa hequr dorë nga qetësia.

Të mbushur dhe kadife 
Kadifja është materiali kryesor i shtëpisë për vitin e ardhshëm. Ku ka më bukur se një poltronë e veshur me kadife dhe e mbushur me sfungjer? Mos kini frikë të eskeprimentoni me ngjyra dhe forma, në 2018 dhe arredimi më eksentrik është i pranueshëm.

Gjelbërim në shtëpi 
Nëse për vitin 2017 greenery – e gjelbërta ishte ngjyra must, në arredim vazhdon të jetë in dhe për vitin 2018. Të mbushësh shtëpinë me lule, me jetë dhe gjelbërim nuk ka qënë kurrë kaq në mdë. Sa më shumë aq më mirë.

Forma gjeometrike 
Pak retro’ e pak minimal, gjeometria hyn me dhunë në shtëpinë e vitit 2018, më anë të stofave, letrave të murit ose me aksesorë të veçantë.

Stil industrial por chic 
Stili industrial konfirmohet si zgjedhja e duhur e vitit 2018, por në një çelës më minimal dhe chic. Asgjë e tepërt, larg përdorimi i hekurit, apo çimentos, dhe po përdorimit të drurit, metalit të zi dhe çelikut mat.

admin

Artikujt e tjetrë