Lifestyle

Cupcakes mania

Cupcakes janë kaq të famshme në Amerikë  ndërsa shumë shpejtë u bënë edhe tek ne. Jo vetëm të shijshme, por edhe me një pamje të këndshme, ato i shohim si elementin kryesor të çdo tryeze bashkëkohore.

Janë të shumtë ata, që merren me ëmbëlsira duke krijuar forma të ndryshme dhe duke aplikuar printime të lloj llojshme për këtë kek të vockël.  Ne po ju sjellim këtu recetën e tyre, mjafton ta bëni sipas shijeve tuaja. Edhe ëmbëlsirat në të cilat përfshihen fruta, duhet t’i përshtaten stinës! Për këto cupcake kemi zgjedhur shegën! Frutin më të bukur e më të shijshëm të sezonit!

Përbërësit për  cupcakes:

100g gjalpë i tretur, I ftohtë

  • 2 vezë
  • 80g sheqer
  • 120g miell
  • 1 lugë kafeje sodë për ëmbëlsira
  • një majë thike kripë
  • 60ml lëng shegë I shtrydhur nga shegë e freskët (një grusht kokrra shegë)

Përgatitja:

Ndezim furrën në 180°C. Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e thatë: miellin, sodën, sheqerin, kripën dhe disa kokrra shegë. Rrahim vezët me rrahësin e vezëve me dorë, shtojmë gjalpin, lëngun e shegës. Shtojmë tani këtë përzierje te tasi ku kemi përbërësit e thatë dhe i përziejmë lehtë me spatul ose lugë druri. Mbushim format deri te ¾ e lartësisë së tyre dhe i pjekim në furrë për 10 minuta afërsisht ose derisa të kenë marrë ngjyrë në sipërfaqe. I lëmë mënjanë të ftohen.

Për kremin: rrahim në robot gjalpin derisa të jetë bërë si krem, shtojmë Philadelphian dhe sheqerin pluhur. Kur të jenë bërë si krem homogjen, e lëmë në frigorifer të ftohet për të paktën 15 minuta dhe më pas zbukurojmë cupcake-t sipas dëshirës. Mund të hedhim kremin në një qese pastiçerie për të patur rezultat sa më të mirë ose e shpërndajmë me lugë sipër cupcake-ve. I spërkasim sipër me pak lëng shege dhe disa kokrra për dekorim sipas dëshirës.

admin

Artikujt e tjetrë