Arte Pamore

Zbulohet Leonardo da Vinçi i humbur

Para pak kohësh shtëpia e njohur e ankandit, Christie doli para mediave me ashtu siç e quajtën drejtuesit e saj,  “zbulimin më të madh të shekullit 21″  dhe njëkohësisht blerjen më emocionuese deri më sot: “Salvator Mundi” (Shpëtimtari i Botës) , një kryevepër e humbur nga Leonardo da Vinçi, që besohet të jetë piktura e fundit e artistit. “Salvator Mundi është gërmadha e shenjtë e zbulimeve të artit”, ka nënvizuar për mediat Alex Rotter, bashkëpunëtor i Christie për artin e pasluftës dhe atë bashkëkohor. Piktura, e cila është 25 7/8 inç nga 18 inç, daton rreth 1500 vjet dhe është njëra prej më pak se 20 pikturave të artistit për të cilat është e ditur se ekzistojnë. (Për të kuptuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje në botën e artit, hera e fundit që një vepër e Da Vinçit u zbulua ishte viti 1909.) Ajo u fsheh në dyert e qelqit të tejdukshëm e të rrëshqitshëm të Christie-t deri në çastin që u shpall ftesa për ngjarjen për shtyp: “Jeni të ftuar në një zbulim të paparë ndonjëherë të një kryevepre të papërfunduar “, me një pikëpyetje gjigande në një kornizë të praruar. Piktura fillimisht ishte pjesë e koleksionit të mbretit Çarls i dhe përshkruan një Jezu Krisht të përlëvduar, të veshur me rroba “lapis lazuli”  që mban në dorën e majtë një eklips të qelqtë  dhe ka një ngjashmëri të caktuar me Mona Lizën si dhe është pikturuar në të njëjtën kohë.

“Salvator Mundi”, ishte rishfaqur në vitin 2005 (ai ishte pikturuar dhe shitur në Sotheby’s për £ 45 në 1958) dhe u zbulua në Galerinë Kombëtare të Londrës në vitin 2011, ku sipas Loic Gouzer, drejtori i Galerisë Kombëtare e quajti mbërritjen e saj “Një marrëveshje më e madhe sesa zbulimi i një planeti të ri.” Menjëherë pas konferencës së fundit për shtyp, piktura do të ekspozohet në tërë globin, duke u shfaqur në Hong Kong, San Francisko dhe Londër dhe pastaj do të kthehet në Nju Jork ku do të vendoset për ankand.

Nga 15 pikturat e Da Vinçit të njohura deri më sot, “Salvator Mundi” është e vetmja që mbahet private. Do të anketohet në Christie më 15 nëntor dhe çmimi i parashikuar është 100 milionë dollarë. “Kush do ta blejë atë?” është shprehur Gouzer. “Kush e di. Por nuk do të kishte Louvre pa Mona Lizën dhe ka gjasë të mos ketë Paris pa Louvre. . . Kushdo që e blenë do të vendosë emrin e tij, koleksionin e tij, ndoshta muzeun e tij apo edhe qytetin e tij në hartën e botës “.

admin

Artikujt e tjetrë