Kulturë

Me një lule kundër luftës

RIM1967020W00010/35A36C

Sot, 50 vjet më parë, Marc Riboud realizoi fotografinë e famshme, që u bë një nga imazhet më emblematike të lëvizjes kundër luftës.

Më 21 tetor 1967, pothuajse 100,000 njerëz marshuan në Uashington, D.C për të demonstruar paqësisht rreth ndërtesave të Pentagonit në shenjë proteste ndaj luftës në Vietnam. Pastaj një fotograf i  Magnum, Marc Riboud dokumentoi gjithçka që ndodhi atë ditë. Imazhi i fundit që realizoi ishte ajo e 17-vjeçares Jan Rose Kasmir, derisa mban një lule krizantemë në duar para një rreshti ushtarësh të Gardës Kombëtare që mbanin bajoneta.

Kasmir nuk ishte në dijeni të fotografisë, që ishte realizuar në atë kohë, por imazhi ka ardhur për të përfaqësuar trimërinë dhe fuqinë e protestës paqësore. Në një prononcim për gazetën “Guardian” në vitin 2015, Jan Rose Kasmir tha: “Nuk e kisha kuptuar rëndësinë e atij momenti,  derisa e pashë ndikimin e kësaj fotografie dhe e kuptova se nuk ishte vetëm një çast i zakonshëm, sepse po qëndroja për një gjëje të rëndësishme.”

 

 

admin

Artikujt e tjetrë