Gruaja

Ta ruajmë tokën, Ta mbrojmë qytetin tonë!

Tea Belegu, ka vendosur të prezantohet ndryshe në këtë garë elektorale, që ka “pushtuar” kryeqytetin, vendlindjen e saj. Një iniciativë shumë e veçantë, në mbrojtje të mjedisit, Tea së bashku me fletëpalosjen ku kërkon votën e qytetarit, po shpërndan edhe fara bimësh të ndryshme, që të gjithë se bashku të kemi një Prishtinë të gjelbër.

  Mjedisi është trupi dhe shpirti i njerëzimit. Vetë njerëzit e kanë ushqyer dhe ndonjëherë po ata vetë e shkatërrojnë. Ndotja, shkatërrimi dhe mungesa e vëmendjes institucionale ndaj kësaj çështjeje në Prishtinë, më kanë nxitur që temën e ngrohjen globale ta bëj pjesë të garës time elektorale. Për një mjedis më të pastër, për një qytet plotë gjelbërim, të gjithë së bashku të kontribuojmë në kryeqytetin e Kosovës.

Në këtë garë politike unë dëshiroj tu dhurojë një farë…të bëhemi pjesë e ekosistemit….është një gjë e vogël, por ndoshta gjesti më i madh që mund të bëjmë sot! Si një e re që e shqetëson e ardhmja, mjedisi i qytetit ku jetojmë çdo ditë, jam këtu para jush, të më besoni votën tuaj, për të krijuar së bashku një  Prishtinë, e cila na mbush me frymë! Mbill sot një pemë, që nesër, gjeneratat e reja, ta vazhdojnë këtë traditë  . Është një gjë e vogël, por ndoshta më e madhja që mund të bëjmë sot! Si një e re që e shqetëson e ardhmja, mjedisi i qytetit ku jetojmë çdo ditë, jam këtu para jush, të më besoni votën tuaj, për të ndihmuar në krijimin e një Prishtinë, plot frymë, dhe tradita, të një bote të civilizuar.

FARA8F

Tea Belegu, për herë të parë është në garën për asambleiste në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe sigurisht që nuk është një rastësi. “Zgjodha të kandidoj, sepse e dua Prishtinën, sepse më intereson Prishtina, ajo është shtëpia ime. Po kandidoj, sepse e konsideroj shërbimin ndaj komunitetit tim dhe detyrën drejt zhvillimit të saj si punën më të dobishme që mund të ketë një individ. Sepse jam e kualifikuar për ti shërbyer komunës tonë, jam e kualifikuar përmes arsimit dhe përvojës profesionale nga e cila kam një perspektivë unike për dhimbjet, sfidat me të cilat ballafaqohet ky qytet, por po ashtu mundësitë e pafundme. Jam në kontakt direkt me nevojat dhe shqetësimet e përditshme të qytetarëve. Është shpresa ime më e sinqertë të më besoni me përgjegjësinë e madhe për të ju përfaqësuar denjësisht dhe me përkushtim, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe përforcimit të komunitetit tonë. “E ardhmja i përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre”- ka thënë Eleanor Roosevelt, dhe unë besoj në këtë qytet”- është shprehur Tea Belegu.

admin

Artikujt e tjetrë