Arte Pamore

Historia e njërës prej pikturave më të njohura të Mattisses

Matisse pa më shumë sesa një objekt që ëmbëlson shijen, ai ishte padyshim intrigues për tu bërë element kyç në pikturat e mjeshtrit frëng.

Në tetor të vitit 1897, 27 vjeçari Henri Matisse ishte i ftuar në një dasmë në Paris. Në banketin e organizuar me rastin e kësaj ceremonie, ai ishte i ulur pranë një gruaje të re me emrin Amelie Parayre. Të dy kishin lidhje të tjera; u martuan tre muaj më vonë.

Në ceremoninë e martesës  së zotit dhe zonjës Matisse, e cila u bë në Janarin që pasoi, në mesin e shumë dhuratave për çiftin e sapomartuar ishte edhe një ibrik çokollate, dhuratë nga Albert Marquet, një mik i afërt i dhëndrit. Ky ibrik i cili u përdor për të bërë kafe dhe çokollatë nga Matisse, do të shfaqej më vonë në shumicën e veprave të artistit, përgjatë gjithë karrierës së tij.

Dhe ashtu siç kishte potencuar njëherë artisti, “Një aktor i mirë mund të luaj dhjetë role të ndryshme; një objekt mund të luaj rol në shumë piktura të ndryshme,” dhe ky ibrik u bë pjesë e e njërës prej kryeveprave të Matisses,  “Still Life with Blue Tablecloth”.

Ibriku i parë i çokollatës në Francë, i këtij lloji është krijuar në shekullin 17 për të përgatitur pije të ngrohta nga çokollata. Në fillim ishin nga porcelani dhe bënin pjesë tek objektet e luksit, pas shpikjes së pluhurit të kakaos (më i lirë dhe më i lehtë për t’i realizuar pijet e çokollatës), në mesin e vitit 1800, ibriku i çokollatës u bë element i domosdoshëm në secilën shtëpi.

Megjithatë Matisse pa më shumë sesa një objekt që ëmbëlson shijen, ai ishte padyshim intrigues për tu bërë element kyç në pikturat e mjeshtrit frëng.

Vepra të tjera në të cilat shfaqet dhurata e famshme e dasmës është edhe piktura e vitit 1900, “Still Life”,  një kontrast ngjyrash, me sipërfaqen e argjend, një kombinim i modernes me traditën.

Vetëm pak pas debutimit të tij, Matisse e shfaqi sërish ibrikun në veprën “Bouquet of Flowers in a Chocolate Pot”, të vitit 1902, tashmë në një rol tjetër atë të vazos. Sipas njërit prej kuratorëve të Akademisë Mbretërore, Lucy Chiswell, këtu kemi një ibrik të shfaqur nga të tre anët, që ngjan më shumë në një portret formal. Buqeta është si referencë për gruan e tij dhe dyqanin e saj të luleve, që e hapi në Paris një vit pas martesës së tyre.

“Më pëlqen ta trajtoj këtë pikturë, si dedikim sensual për gruan e tij”,-është shprehur Chiswell.

Megjithëse Matisse gjatë gjithë karrierës së tij, kishte ibrikun e çokollatës si nëj prej elementeve kryesore të pikturës, duke e konsideruar atë siç konsiderohen kolegët e mirë, duket se afiniteti ndaj tij vjen nga këndet më intime siç është ambienti i shtëpisë. Në një nga letrat e tij dërguar bashkëshortes së tij, në vitin 1920, ai shkruan  “Objektet më bëjnë shoqëri…nuk jam vetëm.”

 

 

admin

Artikujt e tjetrë