Kulturë

Filozofia regjisoriale e Terrence Malick

Terrence Malick është një nga regjisorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe njëkohësisht një nga më të nënvlerësuarit.

Ka fituar pothuajse të gjitha çmimet prestigjioze, të cilat janë të mjaftueshme për ta vënë në piedestalin e kritikëve, megjithëse publiku i gjerë shpesh herë nuk e pranon duke hedhur poshtë realizimet e tij të mrekullueshme kinematografike.

Malick, ka qenë gjithmonë kureshtar për çështjet të cilat kanë të bëjnë me botën e emocioneve, atë shpirtëroren. Filmat e tij janë pasqyrim i një lloj “ekzaminimi” shpirtëror, i cili kritikon natyrën njerëzore si dhe përpiqet të kuptojë më shumë për ekzistencën. Duhet theksuar se këtu një rol të rëndësishëm e ka luajtur edhe jeta personale e regjisorit: një anglikan i devotshëm, i cili është edukuar në frymën e besimit dhe përuljes ndaj Perëndisë. Megjithatë prurjet e tij janë kryesisht të ndikuara nga sfondi i tij akademik, duke qenë se Malick ka studiuar  Filozofi në Universitetin e Harvardit dhe Oksfordit.

Filmat e tij konsiderohen si autobiografikë, pasi tentojnë të vënë në pah dhe të shqyrtojnë gabimet e Malick dhe në një farë mënyre kanë të bëjnë me  edukimin dhe paralajmërimin e shikuesit për grackat e jetës, në aspketin e jetës sipas religjionit dhe një ideje të përgjithshme të qenies joautentike.

Disa nga realizimet e tij, që cilësohen si kryevepra të kinemasë botërore dhe që duhet tu rikthehemi kohë pas kohe janë:

  1. Badlands

  2. Days of Heaven

  3. The Thin Red Line

  4. The New World

  5. The Tree of Life

  6. To The Wonder

admin

Artikujt e tjetrë