Letërsi

Daphne du Maurier, dashnorja e suspansës

Shumë më tepër se një shkrimtare e romancave, Daphne du Maurier frymëzoi klasikët e Hitchcock-ut dhe madje parashikoi edhe Brexit-in.

Filmi i ri i Roger Michell, “Kushërira ime Rachel”, me Rachel Weisz në rolin kryesor dhe Sam Claflin si Filipi, një i ri i ndarë midis magjepsjes së saj joshëse dhe dyshimit për krime të kryera,  është besnik ndaj romanit të Daphne du Maurier të vitit 1951, që mbanë të njëjtin titull.  Megjithatë, edhe përkundër performancave të shkëlqyera, kinematografisë së goditur dhe saktësisë historike, mund të jemi ndjerë disi të zhgënjyer.

Mungesat janë kërcënim i origjinalitetit, në këtë rast i librave të shndërruar në kinematografi. Për  “Menace”, të du Maurier nga tregimi i saj i shkurtër me të njëjtin titull, shohim mungesa të tilla, për të cilat autorja është shprehur se: “në gjuhën e filmit dhe veçanërisht në mesin e grave, do të thotë i dashuri.”

Një term që, për të, i referohet tërheqjes “të qenët” i rrezikuar, shpjegon biografisti i du Maurier. Diçka e ngjyrosur nga rreziku i ri dhe kërcënimi, që qëndrojnë në zemër të tërheqjes së Filipit ndaj Rakelës dhe tregojnë se Rakel vrau bashkëshortin e saj Ambrosi, xhaxhanë e dashur të Filipit. A justifikohen dyshimet e tij? A është fajtore apo e pafajshme? Lexuesi, ashtu si Filipi, nuk është aspak i sigurt.

Du Maurier shkëlqeu në evokimin e një ndjenje kërcënimi. Errësira vjen përballë në tregimet e saj të mahnitshme dhe trishtuese, por gjithashtu lëvizë në secilin nga romanet e saj. Megjithatë, shumë shpesh ajo është vënë në hije dhe nuk është vlerësuar si një shkrimtare e romancave hyjnore historike. Beteja e Michell për të kapur terrorin e ngulitur në “Kushërira ime Rachel” dhe paaftësia e tij për të arritur përtej këndit dramatik të periudhës, është tregues i një keqkuptimi të theksuar të veprës letrare të du Maurier. Siç e pohon edhe kritiku i filmit David Thomson, “romanca shpesh herë trajtohet si diçka që më shumë i ngjason tmerrit”.

admin

Artikujt e tjetrë