Kulturë

Hiperimazhet e Gjon Milit

2c12d308b42249e2d99ef777b9eaf6de

Këtë të premte, me datën 13 tetor, hapet ekspozita ndërkombëtare e fotografisë “Gjon Mili ”, në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Kuratori i ekspozitës Alfredo Cramerotti e ka titulluar atë, “Hiperimazhi! Imazhet brenda dhe jashtë ekraneve tona”, një koncept që kërkon nga pjesëmarrësit frymëzimin nga koha e re digjitale e fotografisë, forma e përfshirjes në realizimin e pamjeve dhe këndvështrimi e qasja që bëhet sot ndaj fotografisë.

Duke shkuar përtej një ekspozite klasike të fotografisë, Gjon Mili 2017 do të ekspozojë një narrativë të zgjeruar të fotografisë përmes objekteve fotografike, instalacioneve, projeksioneve, informatave të vizuele, dhe “letër-mureve të lëvizshme” që do të testojnë racionalen kuratoriale, dhe do të angazhojnë vizitorët në një shteg të zbulimit, vetë-reflektimit dhe hulumtimit të hapur për statusin e kulturës vizuale të fillim- shekullit 21.

Juria për zgjedhjen e fituesit të këtij edicioni përbëhet nga emra të njohur si  Eleni Laperi, nga Shqipëria, kuratore, artiste dhe autore e shumë publikimeve për artin;
Vahida Nimanbegu, artiste nga Mali i Zi dhe Afrim Spahiu, fotograf i mirënjohur kosovar, themelues i shkollës “Gjon Mili”për fotografi.

Ndërsa 19 artistët pjesëmarrës janë  Have it, Margo Wolowiec, Anne De Vries, Erica Scourti, Clare Strand, Jeff Guess,  Eliza Hoxha , Alice Pedroletti, Christopher Meerdo, Oskar Schmidt, Brilant Pireva, Kushtrim Asllani, Jordan Tate, Dardan Zhegrova, Sadi Suhodolli (TADI), Thomson&Craighead, Eva&Franco Mattes, Thomas Galler  dhe Claudia Sola.

admin

Artikujt e tjetrë