Kulturë

“Kësulat” përtej luftës dhe urrejtjes

22310390_1959651574292574_3983133794811197219_n

 “Kësulat”, sjellë një copëz rrëfimi nga lufta e fundit në Kosovë, raportet në mes një familje shqiptare dhe serbe, peripecitë dhe presionin gjatë luftës dhe ndikimin e tyre në këtë marrëdhënie. 

Greta Guci

Sot në kinemanë ABC, në Prishtinë u mbajt konferenca për media me autorin Jimi Tihofsi, regjisorin Alan M Trow dhe aktorët e filmit “Kësulat”, të cilët folën rreth këtij projekti dhe bënë të ditur për publikun se filmi do të jetë pjesëmarrës në çmimet “Bafta” 2018.

Gjatë kësaj konference autori i filmit Jimi Tihofsi, zbuloi më shumë rreth realizimit të filmit dhe subjektit të tij. Një ngjarje nga lufta e fundit në Kosovë, raportet në mes një familje shqiptare dhe serbe, peripecitë dhe presionin gjatë luftës për të dyja palët, ndikimin e pasojave të luftës në  këtë marrëdhënie. Realizimi i filmit është bërë në Kosovë, në dy lokacione të komunës së Podujevës, fshatin Pollat dhe fshatin Menicë. Duke qenë se filmi është një produksion midis Kosovës dhe Anglisë, postproduksioni është bërë në Londër, një bashkëpunim i ekipit kosovar dhe anglez.

Tihofsi tregoi gjithashtu për bashkëpunimin e tij me regjisorin Alan M Troë, duke nënvizuar se kreativiteti i regjisorit, dëshira dhe besimi  që ai kishte për ta realizuar këtë film, gjindshmëria në çdo kohë, prania në çdo vështirësi, respekti i dyanshëm e bëri të mundur këtë dëshmi të talentit të tij. “Fillimi i shkrimit të këtij skenari ka qenë para 13-14 viteve, ndërsa para 10 viteve ka qenë tentativa e parë për ta bërë këtë film. Gjatë këtyre viteve, skenari ka ndryshuar, por thelbi gjithmonë ka mbetur i njëjtë, përveç kësaj kemi gjetur fondet të cilat na ndihmuan edhe pse buxheti ka qenë tërësisht privat, pa pasur mbështetje nga asnjë institucion, as në Kosovë as në Angli”, është shprehur autori i filmit.

Një tjetër karakteristikë e këtij projekti është ideja pa një mesazh të caktuar sepse skenaristi nuk ka dashur që ta bëj një vepër artistike me një mesazh të fortë në atë aspekt, kështu që propozoi se mesazhin secili ta shohë në mënyrën që ai dëshiron. Ndërsa në pyetjen se cfarë domethënie ka titulli i filmit, skenaristi shprehjet: “Kësula ashtu siç ta merr, ashtu edhe ta shpëton jetën.”

Ndërsa aktorët folën për mënyrën se si kanë arritur deri tek kontakti me regjisorin dhe mendojnë se interpretimi i tyre në këtë film është si një diagnozë e përcaktuar nga mjeku.

Premiera e filmit “Kësulat”, do të jepet këtë të shtunë me 14 tetor në kinemanë ABC, në  Prishtinë.

admin

Artikujt e tjetrë