Lifestyle

Në emër të dashnisë

150706110127-san-francisco-gay-pride-parade-kiss-exlarge-169

“Parada e Krenarisë – Në emër të Dashnisë”, do të mbahet me datën 10 tetor 2017, duke filluar nga ora 11:30 nga sheshi “Skënderbeu”, për të vazhduar deri tek sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Pas tre marsheve, që janë organizuar dhe mbajtur gjatë tri viteve të kaluara, dy organizatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI, CEL dhe CSGD, në bashkëpunim me shumë organizata të tjera, për herë të parë do të mbajnë “Javën e Krenarisë”, përgjatë të cilës do të mbahen aktivitete të ndryshme ku do të kurorëzohen me “Paradën e Krenarisë – Në emër të Dashnisë”. Parada do të mbahet me datën 10 tetor 2017, duke filluar nga ora 11:30 dhe nisë nga sheshi “Skënderbeu”, për të vazhduar deri tek sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Një kauzë, e cila shënohet nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme edhe në vendet e tjera të botës, duke u bashkuar për të kremtuar dashurinë dhe të drejtën për të dashuruar pavarësisht paragjykimeve dhe diferencave. Organizatorët e eventit bëjnë thirrje, që të gjithë ata që do t’i bashkohen paradës të vishen sikur janë ylberat që i dhurojnë Kosovës ngjyrën dhe dashurinë për të cilën ka nevojë, e ta bëjnë eventin sa më të veçantë dhe një ngjarje të paharrueshme.

admin

Artikujt e tjetrë