Letërsi

Kazuo Ishiguro fitues i çmimit Nobel për Letërsi

2015_10_ishiguro

Kazuo Ishiguro është romancier britanik, skenarist dhe shkrimtari tregimeve të shkurtra. Ka lindur në Nagasaki, Japoni, ndërsa familja e tij ishte zhvendosur në Angli në vitin 1960. Është autor i shumë veprave të njohura dhe fitues i çmimeve prestigjioze të letërsisë. Më 1986 e ka fituar çmimin Withbread për romanin e dytë: An Artist of the Floating World. Më 1989 ka fituar një çmim prestigjioz, Booker-in, për romanin The Remains of the Day, nga i cili është nxjerrë filmi homonim i James Ivory. Më 2005 fiton çmimin Alex me Never Let Me Go. Edhe ky roman është bërë film me regjinë e Mark Romanek (2010). Bashkë me Rushdie dhe Kureishi bën pjesë në grupin e shkrimtarëve, me origjinë të ndryshme, që i ka dhënë një kontribut substancial letërsisë më të rre angleze, duke ndërfutur elemente stilistike të kulturave të origjinës.

admin

Artikujt e tjetrë