Lifestyle

Vjeshtë 2017

Street-Style-Accessories-From-Milan-Fashion-Week-Fall-2017

Nganjëherë ndodh që të vishemi bukur, e megjithatë të ndjehemi si të pakompletuar. Mjafton një çantë e veçantë dhe të ndryshojnë tërësisht si pamja jonë ashtu edhe gjendja emocionale. Këtë vit stina e vjeshtës ka ardhur furishëm, jo për shkak të ndryshimit të temperaturave as rënies së gjetheve, por kreatorët e njohur kanë thënë fjalën e tyre të fundit, nëpërmjet kreacioneve magjike të çantave, si aksesori kryesor i stinës. Nga Fendi, Moschino, Gucci të gjithë janë në një mendje këtë herë; forma mbetet klasike, por nuancat dhe detajet kanë pësuar ndryshim drastik dhe padyshim se për të mirë. Në pasarelat e kryeqyteteve të modës, veçse janë prezantuar koleksionet e fundit nga kreatorët e mëdhenj duke na ofruar alternativa pafund për kombinime dhe kapërcime, të cilat formojnë një paradoks sa interesant aq edhe të guximshëm. Çantat këtë herë nuk janë aksesor i dedikuar enkas për gratë, burrat gjithashtu janë pjesë e kësaj “ndeje”. Një veshje e zakonshme shndërrohet në pamje unike me aksesorët e duhur.

b0b1e521fb3ff7304cce4b68be9785fd

admin

Artikujt e tjetrë