Kulturë

T’i rikthesh kulturën Mitrovicës

17854813_1430884750266758_6779050480777503342_o

Një galeri e arteve pamore ka zënë vend tashmë në qytetin e Mitrovicës, drejtoresha e Jacqueline Dulin, iniciatorja e këtij projekti kulturor rrëfen në Flatra më shumë rreth këtij institucioni.

 

Kur u hap Galeria e Shkëmbimit të Arteve të Kosovës – KAE në qytetin e Mitrovicës?

Galeria e Shkëmbimit të Arteve të Kosovës – KAE -u hap zyrtarisht më 7 korrik 2017 me ekspozitën e saj të parë “Mitrovica Matter”. Kjo ekspozitë i inkurajoi artistët lokalë të dorëzojnë vepra arti që preken zemrën, thelbin dhe rëndësinë e vërtetë të qytetit të Mitrovicës. Ekspozita e parë u vlerësua nga artisti bashkëkohor kosovar Alban Muja dhe nga një profesionist i muzikës amerikane, John Gordy. Para ekspozitës së saj të parë, Galeria KAE ishte e angazhuar me komunitetin duke organizuar biseda me “folës të veçantë’’. Këta folës ishin dizajnerë amerikanë dhe sipërmarrës.

 Pse një iniciativë e tillë?

Pse jo?! Mitrovica ka nevojë për një galeri arti që promovon dhe i do artistët e saj lokalë. Për më tepër, kjo iniciativë i jep çdo artisti mundësi të barabartë për të konkurruar dhe për të treguar veprat e tyre artistike bazuar vetëm në talentin e tyre, duke i vlerësuar në ‘’mënyrë të fshehtë’’, mënyrë kjo e cila përfshinë një proces ku juria e përbërë nga artistë profesional bënë vlerësimin e artistëve duke u bazuar vetëm në veprat e tyre dhe duke mos ditur identitetin e artistëve. Mitrovica para luftës ishte komunitet i lulëzimit te artit. Ne po përpiqemi t’a kthejmë kulturën e artit në këtë qytet historik. Banorët e Mitrovicës janë lodhur duke shkuar në vende të tjera për të përjetuar përvoja cilësore me artin. Ne duam të jemi një vend që i bën të gjithë të duan të vijnë në Mitrovicë!

19732126_1520426417979257_1869478553999523847_n

A e ndryshon kjo galeri rutinën  kulturore të qytetarëve të Mitrovicës?

Po. Kur një grup njerëzish shohin dhe përjetojnë artin e krijuar nga vetë populli i tyre, ata mburren me kulturën e tyre. Kur personi mesatar përjeton dhe shijon artin pa u ndjerë sikur arti është vetëm për “shumë të arsimuar” ose “elitë”, rutina kulturore ndryshon nga moskuptimi ose kujdesi për artet ne mbështetjen dhe vlerësimin e  artistëve dhe krijimet e tyre. Galeria KAE është një vend për të gjithë që të përjetojnë artin dhe dëshirojnë ta ndajnë  atë me të tjerët në zemër të Mitrovicës. Ne besojmë se duke e vënë artin në dispozicion të shoqërisë nuk do të thotë që ne duhet të bëjmë kompromis me cilësinë dhe përsosmërinë e përvojës së artit në një galeri.

Cili është programi artistik i kësaj galerie?

Misioni i KAE është të ofrojë mundësi për artistët e rinj të rriten, të rrisin ndërgjegjësimin e komunitetit, vlerësimin dhe mbështetjen e artistëve të Kosovës, veçanërisht në Mitrovicë. Ne inkurajojmë artistët të zhvillohen dhe ne jemi një vend ku artistët mund të fillojnë, të zhvillojnë ide të reja dhe të avancojnë karrierën e tyre bazuar vetëm në artin e tyre, jo në kredencialet e tyre. Por ju jeni me siguri kurioz të dini se si funksionon kjo? Është shumë e lehtë. Galeria KAE ofron mundësi profesionale të karrierës për artistët përmes ekspozitave (ekspozimit / marketingut) që janë kuruar dhe organizuar nga galeria. Çdokush prej 18 vjeç ose më shumë mund të aplikojë pavarësisht nëse janë artistë “profesionistë” apo jo. Puna e tyre zgjidhet nga një juri ne ‘’mënyrën e fshehtë’’ të lartë-përmendur. Ekspozimi i veprave të artit gjatë ekspozitës lejon që artistët të shesin punën e tyre. Përveç ekspozitave, Galeria KAE gjithashtu ofron ngjarje kulturore si mikrofonat e hapur të poezisë, programet bisedore në gjuhën angleze duke përdorur artin, shfaqjet muzikore, folësit specialë dhe net filmash. Galeria KAE është vendi ideal për të parë, dëgjuar, përjetuar dhe mbështetur artin!

A ka projekte në të ardhmen?

Po!  Do të ketë ekspozitë personale të artisteve, poezi me mikrofone të hapur, sjelljen e artit urban të rrugës “brenda”, artistët e së ardhmes (shfaqja e nxënësve të shkollës së mesme), marrjen pjese ne  komisionin e artit publik për mbeturina të ripërdorshme në bashkëpunim me GreenFest, punëtoria e artistëve ne sezonin e verës, ku artistët kosovarë do të bashkëpunojnë me artistet Amerikan për të krijuar art origjinal. Lista vazhdon. Galeria shpreson të ketë 5 deri në 6 ekspozita çdo vit, duke përfshirë ekspozita grupore dhe personale.

admin

Artikujt e tjetrë