Lifestyle

Syzet … aksesorët pa stinë

21443199_1468464499856127_1523292403_n

 Optika Neziri është një ndër optikat më të vjetra në Kosovë, e cila ndërthurë kujdesin shëndetësor të syve me aspektin estetik të syzeve. Arbër Neziri si përfaqësues ekskluziv i kompanisë prestigjioze Luxottica, për më shumë në Flatra.

 

 Ju jeni furnizuesi kryesor i syzeve në Kosovë, përfaqësues ekskluziv i kompanisë prestigjioze Luxottica, çfarë iu tërheq më shumë në këtë biznes?

Më së shumti më tërheq fakti që kombinohet dimensioni shëndetësor me atë të stilit. Pra, nga njëra anë shesim një produkt të domosdoshëm shëndetësor për shumë qytetarë, të cilët kanë probleme me shikimin duke iu kthyer në njëfarë mënyre atyre dritën e syve. Kjo do të thotë që marrim kënaqësi nga fakti që ne bëjmë një shërbim të dobishëm për publikun. Nga ana tjetër është edhe një marrëdhënie me të bukurën, me stilin e me shijen, pasi syzet e diellit sot janë bërë një komponent i rëndësishëm i modës dhe zbukurimit të qytetarëve. Pra, më tërheq edhe aspekti estetik me të cilin merremi dhe faktin që sektori i syzeve është një ndër më të avancuarit dhe dinamikët për sa i përket modës.

21443137_1468462613189649_360450520_n

Pse duhet të përzgjedhim optikën tuaj, qoftë për kontrolle të syve ashtu edhe për të blerë syzet?

Kompania jonë është ndër më të vjetrat në Kosovë çka dëshmon se ne kemi fituar besimin e klientëve të cilët vazhdojnë të na nderojnë me rikthimin e tyre si konsumatorë të rregullt prej shumë vitesh. Ne kemi ndërtuar një emër të respektuar me shumë mund e djersë dhe kuptohet që kemi shumë çfarë të humbim nëse bëjmë ndonjë lëshim në punën tonë. Prandaj ne japim maksimumin dhe tregojmë shumë përkushtim ndaj klientëve që ta mbajmë këtë reputacion të pacënuar. Po ashtu marrëdhënia jonë me klientët nuk është kalimtare, nuk ka të bëj vetëm me një shitje si të ishte në pazar perimesh, por ne ndërtojmë raporte personale e afatgjata me klientët. Ne i mirëpresim ata pas shitjes kur hasin ndonjë problem, mbajmë përgjegjësi për produktet që shesim dhe ofrojmë mirëmbajtje e garanci për produktet që ata blejnë tek ne. Ne bëjmë gjithashtu edhe kontrolle mjekësore me pajisjet me bashkëkohore dhe përgatisim xhama shumë cilësorë me dioptri. Pra, ofrojmë një shërbim të kompletuar duke nisur nga diagnostikimi e deri tek pajisja me syze me numrin përkatës për të përmirësuar shikimin e atyre që kanë probleme me sytë.

Cilat janë disa nga brendet që keni ju?

Kompania Luxottica që në përfaqësojmë është kompania më e madhe e botës për syze me qendër në Milano të Italisë. Ajo zotëron markat më të njohura të syzeve si Ray-Ban, Vogue Persol dhe Oakley dhe ne sjellim në Kosovë modelet më të fundit të tyre sapo ato prodhohen. Po ashtu Luxottica prodhon dhe shpërndan syze të markave të tjera më të njohura të botës së modës si Versace,  Bulgari, Prada, Dolce Gabana , Armani etj. Një tjetër arsye përse klientët vazhdojnë të na besojnë pas kaq shumë vitesh është edhe fakti që ne përdorim gjithmonë vetëm produkte origjinale të prodhimeve më prestigjioze botërore. Pra ne në Kosovë kemi qenë një lloj ure e vazhdueshme me botën perëndimore pasi kemi sjellë këtu koleksionet më të fundit të markave me renome menjëherë sapo kanë dalë. Në vitrinat tona gjenden saktësisht të njëjtat modele që shiten në rrugët e Milanos, Parisit dhe Nju Jorkut.

21442831_1468462616522982_415481133_n

Së fundi, cila do të ishte këshilla juaj sa i përket zgjedhjes me kujdes të syzeve veçanërisht ato të diellit, po ashtu edhe syve?

Unë do i këshilloja qytetarët që së paku për sytë të blejnë produkte sa më cilësore e kurrsesi mos të blejnë produkte falso nga ato që shiten në tezgat e rrugëve për pak euro. Madje do të thosha më mirë mos të mbajnë syze fare sesa të marrin produkte të rreme. Syri i njeriut ka një mekanizëm të tijin për ta mbrojtur retinën nga rrezet e dëmshme ultraviolet dhe kur ka dritë të fortë bebja e syrit zvogëlohet për të lënë sa më pak nga këto rreze që të hynë brenda syrit. Kur ka pak dritë jashtë atëherë bebja hapet për të futur më shumë dritë brenda. Ky është mekanizëm i ngjashëm me teleobjektivët e aparateve fotografik profesional. Mirëpo nëse dikush vendos syze falso që errësojnë pamjen, por nuk kanë filtra kundër rrezeve ultraviolet atëherë ata janë duke mashtruar syrin dhe duke e çaktivizuar këtë mekanizëm mbrojtës. Syri mendon se jashtë është errësirë dhe për rrjedhojë zmadhohet që të hyj më shumë dritë mirëpo në mungesë të filtrave ekspozohet kështu plotësisht ndaj rrezeve ultraviolet. Kjo mund të bëj që duke mbajtur syze pa filtra mund të shkohet lehtësisht edhe tek djegia e retinës e verbimi. Prandaj së paku për syzet mos të kursejnë ose nëse nuk i kanë mundësitë financiare atëherë le ti lejnë sytë në mbrojtjen e tyre natyrore duke mos mbajtur asgjë kundër diellit.

admin

Artikujt e tjetrë