Lifestyle

Përqafoni ngjyrat e ngrohta në stinën e ftohtë

couture (1)

Java e Modës në Nju Jork, Paris, Milano…Gjithçka që duhet të dini për sezonin Vjeshtë/Dimër/2017, tashmë emrat e njohur të industrisë së modës i kanë shpalosur për të pasionuarit e trendeve. Ngjyrat e ndezura do të jenë edhe në stinën e ftohtë, të pandashme dhe të rëndësishme për gardërobën tonë. Me ndryshime të vogla në prerje dhe materiale, gjithashtu vjen ndikimi retro nga e kaluara e largët, gjithnjë në kombinim me prekjen e së tashmes. E kuqja bordo, e verdha dhe ngjyrat e dheut vijnë në një formë dhe prerje tjetër; më të gjerë dhe të lirshme, duke i dhënë kështu kuptim pamjes vjeshtore. Një mundësi e pafund për të zgjedhur dhe për të pasuruar dollapin tuaj, duke pasur gjithmonë parasysh kombinimin e duhur dhe të dukeni sikur jeni veshur “pa menduar aq shumë për kombinimin.” Evitoni përpjekjen e tepërt apo stërmundimin që të dukeni bukur, sepse rrezikoni të eklipsoni origjinalitetin, i cili është një nga elementet kyçe për një pamje të bukur e me shumë stil.

fall-winter-coat-trends-2017-red-coat-street-style-jeanette-friis-madsen

7d58ec4ea2032974dacaa466c71ec765

admin

Artikujt e tjetrë